Integrimi
Rruga e gjatë për t`u bërë avokate
Tetovarja Nexhmije Sulejmani në një intervistë për albinfo.ch tregon se si me shumë vullnet dhe me zell të madh për punë, mund të arrihet nga diploma për zanat te licenca e avokatit
“E di çka, shqiptarët nuk i kushtojnë shumë kujdes shkollimit të vajzave të tyre”, i thotë një burrë i moshuar një të moshuari tjetër, në restorantin e Migrosit. Të reagoja në mënyrë të argumentuar ndaj një deklarimi të tillë, mund eventualisht t`i iluminoja shpirtrat e dy zotërinjve që po diskutonin, por do t`i mbetesha borxh edhe më tutje një opinioni më të gjerë. Për këtë arsye, albinfo.ch i ka dhënë vetes detyrë që të luftojë paragjykimet e çdo lloji që bien në kurriz të bashkatdhetarëve tanë, përmes portreteve dhe raportimeve mbi gratë dhe burrat e integruar me sukses në shoqëri.
Se nga cili burim propagandues vjen imazhi i shqiptares së paarsimuar, ne nuk mund ta mësojmë aq lehtë. Por ajo çfarë mund të bëjmë ne, është që këtë imazh negativ ta shlyejmë deri në mosnjohje, për ta krijuar një imazh të ri, bashkëkohor.
Pas një numri të madh të ndërmarrës/eve, politikanë/eve, mësues/eve etj., po ua prezantojmë kësaj here një juriste dhe avokate të ardhshme.
Përmes rrugëve të ndërmjetme deri te patenta e avokates
Kush dëshiron të bëhet avokat/e, duhet të shkojë në gjimnaz pastaj të studiojë shkencat juridike, të bëjë një punë praktike, të punojë si jurist/e dhe të absolvojë në fund provimin e avokaturës. Se kjo rrugë nuk duhet patjetër të rrjedhë në mënyrë drejtëvizore, na tregon juristja Nexhmije Sulejmani në intervistë.
28 vjeçarja, deri në moshën e saj 7 vjeçare ka jetuar së bashku me nënën, motrat dhe vëllezërit në një fshat afër Tetovës, para se përmes bashkimit familjar të emigronin në Zvicër. Nexhmija pastaj ka vazhduar në Oberuzwil shkollën fillore dhe atë të mesme. Në fund të shkallës së dytë të shkollës fillore ajo u përcaktua për zanatin e asistentes shëndetësore, të cilën do ta kryente së bashku me maturën profesionale.
“Unë tashmë e dija se dëshiroja që pas mbarimit të zanatit të arsimohesha më tutje”, rrëfen Nexhmija, “dhe mendoja fillimisht që të studioja mjekësinë, diçka që pastaj, gjatë rrjedhës së shkollimit, sërish e hodha poshtë”.
Për studimet në shkencat juridike, absolventja e sotme e masterit pati vendosur për shkak të numrit të madh të mundësive profesionale që të ofrohen pas diplomimit në këtë fakultet.
Por, me një çertifikatë të maturës profesionale nuk ke të drejtë për të studiuar në Universitetin e Cyrihut, prandaj, për këtë arsye ajo, para fillimit të studimeve, e bëri kompensimin (kapi në mënyrë retroaktive) e maturës së gjimnazit. Si punonjëse shëndetësore ajo vazhdoi të punonte më tutje gjatë gjithë kohës së studimeve.
Arsimimi krijon pavarësi
Aktualisht Nexhmije Sulejmani po absolvon një punë praktike si këshilltare juridike te Raiffeisen Bank Schweiz, në St.Gallen. “Ne bëjmë këshillime juridike për të gjitha bankat Raiffeisen në gjithë Zvicrën. Unë punoj në gjuhën gjermane dhe në atë frënge. Në këtë profesion ka shumë rëndësi që t`i zotërosh të dyja gjuhët, pa gabime”, na sqaron ajo. Për të përmbushur parakushtet për patentën e avokatit, ajo synon të bëjë një tjetër praktikë pune në Gjykatën Kantonale të St.Gallenit.
Për të ardhmen, juristja që di çfarë dëshiron, e sheh veten si avokate për lëndë ekonomike në një kompani të madhe. Për ta arritur këtë, ajo ka studiuar madje një semestër plotësues, në Universitetin e St.Gallenit.
“Për gruan është me rëndësi të jetë e arsimuar, të jetë e pavarur, në mënyrë që të mund të jetojë jetën e saj në përputhje me idetë e saj”, thotë Nexhmija në përfundim të intervistës duke i shtuar kështu imazhit bashkëkohor të gruas shqiptare penelatën e fundit.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNexhmije Sulejmani
- Prejardhja:Tetovë
- Vendi ku vepron:St.Gallen
- Profesioni:Avokate
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













