Shqiptarët që ndajnë drejtësinë në Zvicër
Rruga e gjatë për t`u bërë avokate
Tetovarja Nexhmije Sulejmani në një intervistë për albinfo.ch tregon se si me shumë vullnet dhe me zell të madh për punë, mund të arrihet nga diploma për zanat te licenca e avokatit

“E di çka, shqiptarët nuk i kushtojnë shumë kujdes shkollimit të vajzave të tyre”, i thotë një burrë i moshuar një të moshuari tjetër, në restorantin e Migrosit. Të reagoja në mënyrë të argumentuar ndaj një deklarimi të tillë, mund eventualisht t`i iluminoja shpirtrat e dy zotërinjve që po diskutonin, por do t`i mbetesha borxh edhe më tutje një opinioni më të gjerë. Për këtë arsye, albinfo.ch i ka dhënë vetes detyrë që të luftojë paragjykimet e çdo lloji që bien në kurriz të bashkatdhetarëve tanë, përmes portreteve dhe raportimeve mbi gratë dhe burrat e integruar me sukses në shoqëri.
Se nga cili burim propagandues vjen imazhi i shqiptares së paarsimuar, ne nuk mund ta mësojmë aq lehtë. Por ajo çfarë mund të bëjmë ne, është që këtë imazh negativ ta shlyejmë deri në mosnjohje, për ta krijuar një imazh të ri, bashkëkohor.
Pas një numri të madh të ndërmarrës/eve, politikanë/eve, mësues/eve etj., po ua prezantojmë kësaj here një juriste dhe avokate të ardhshme.
Përmes rrugëve të ndërmjetme deri te patenta e avokates
Kush dëshiron të bëhet avokat/e, duhet të shkojë në gjimnaz pastaj të studiojë shkencat juridike, të bëjë një punë praktike, të punojë si jurist/e dhe të absolvojë në fund provimin e avokaturës. Se kjo rrugë nuk duhet patjetër të rrjedhë në mënyrë drejtëvizore, na tregon juristja Nexhmije Sulejmani në intervistë.
28 vjeçarja, deri në moshën e saj 7 vjeçare ka jetuar së bashku me nënën, motrat dhe vëllezërit në një fshat afër Tetovës, para se përmes bashkimit familjar të emigronin në Zvicër. Nexhmija pastaj ka vazhduar në Oberuzwil shkollën fillore dhe atë të mesme. Në fund të shkallës së dytë të shkollës fillore ajo u përcaktua për zanatin e asistentes shëndetësore, të cilën do ta kryente së bashku me maturën profesionale.
“Unë tashmë e dija se dëshiroja që pas mbarimit të zanatit të arsimohesha më tutje”, rrëfen Nexhmija, “dhe mendoja fillimisht që të studioja mjekësinë, diçka që pastaj, gjatë rrjedhës së shkollimit, sërish e hodha poshtë”.
Për studimet në shkencat juridike, absolventja e sotme e masterit pati vendosur për shkak të numrit të madh të mundësive profesionale që të ofrohen pas diplomimit në këtë fakultet.
Por, me një çertifikatë të maturës profesionale nuk ke të drejtë për të studiuar në Universitetin e Cyrihut, prandaj, për këtë arsye ajo, para fillimit të studimeve, e bëri kompensimin (kapi në mënyrë retroaktive) e maturës së gjimnazit. Si punonjëse shëndetësore ajo vazhdoi të punonte më tutje gjatë gjithë kohës së studimeve.
Arsimimi krijon pavarësi
Aktualisht Nexhmije Sulejmani po absolvon një punë praktike si këshilltare juridike te Raiffeisen Bank Schweiz, në St.Gallen. “Ne bëjmë këshillime juridike për të gjitha bankat Raiffeisen në gjithë Zvicrën. Unë punoj në gjuhën gjermane dhe në atë frënge. Në këtë profesion ka shumë rëndësi që t`i zotërosh të dyja gjuhët, pa gabime”, na sqaron ajo. Për të përmbushur parakushtet për patentën e avokatit, ajo synon të bëjë një tjetër praktikë pune në Gjykatën Kantonale të St.Gallenit.
Për të ardhmen, juristja që di çfarë dëshiron, e sheh veten si avokate për lëndë ekonomike në një kompani të madhe. Për ta arritur këtë, ajo ka studiuar madje një semestër plotësues, në Universitetin e St.Gallenit.
“Për gruan është me rëndësi të jetë e arsimuar, të jetë e pavarur, në mënyrë që të mund të jetojë jetën e saj në përputhje me idetë e saj”, thotë Nexhmija në përfundim të intervistës duke i shtuar kështu imazhit bashkëkohor të gruas shqiptare penelatën e fundit.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNexhmije Sulejmani
- Prejardhja:Tetovë
- Vendi ku vepron:St.Gallen
- Profesioni:Avokate
Të tjera nga Shqiptarët që ndajnë drejtësinë në Zvicër
E-Diaspora
-
“ALBI SALZBURG”, kompania me pronar kosovar, partnere me gjigantë botërorë Sikur shumë kosovarëve, edhe Shiqeri Emrllahut iu desh që në vitet e 90-ta ta lëshonte Kosovën....
-
Hannover, Gjermani
Kosovari, i njohur si “ambasadori” akuzohet për falsifikim pasaportash
-
Statistika më e re (BFS)
Shqipen e flasin 6.7% e banorëve nën 15 vjeçarë të Zvicrës
-
Mbi 717 mijë euro ndihmë nga diaspora vetëm për menaxhimin e COVID-19
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në skenën e Operës Shtetërore të Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
Më shumë vaksina janë planifikuar për në Gjenevë Gjeneva ka vaksinuar 11,000 persona dhe po vaksinon 1000 njerëz në ditë. Por kantoni ka përdorur...
-
Nga kabina te kabina – pilotët stërviten për të drejtuar trenat
-
Ticino zgjat pushimin prindëror për dy javë
-
Zvicër: Afër 1.000 infeksione me variantet e reja të virusit
-
Rajoni kufitar i Bazelit kërkon heqjen e testimit të detyrueshëm