Lajme
Rruga e Kombit mbetet pa pagesë
Qeveria e Shqipërisë ka dështuar ta zgjedh një kompani të huaj për t’ia dhënë me koncesion mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” nga Miloti deri në Morinë. Prandaj, pavarësisht paralajmërimeve, autostrada që lidhë Tiranën me Prishtinën vazhdon të mbetet pa pagesë.
Sipas qeverisë në Tiranë, e cila kishte shpallur tenderin e koncesionimit, ofertat ishin shumë të larta dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kanë konstatuar se kompanitë konkurrente nuk përbëjnë interes publik duke qenë se janë dy herë më të larta se pritshmëria e qeverisë.
“Kompania kineze kishte ofruar rreth 10.4 milionë euro subvencione për 11 vite, kurse konsorciumi i kryesuar nga kompania turke rreth 12.3 milionë euro. Tarifa ishte e përcaktuar nga qeveria paraprakisht dhe është ajo që kemi treguar edhe më parë e që është 5 euro. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që t’i refuzojë këto oferta duke i trajtuar si të pavlefshme dhe të anulojë procedurën e shpallur”, deklaroi Eduart Seitaj, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Shqipërisë.
Ministria e Transporteve thotë se aktualisht po vlerëson nëse do të rishpallë të njëjtin projekt apo do të gjejë modele të reja për të tërhequr investime private në një prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës në vend.
Në tenderin e fundit dorëzuan ofertat dy kompani, grupi kinez i quajtur “China Construction”, ndërsa oferta e dytë i përkiste një konsorciumi mes “Vendeka Bilgi” dhe kompanisë “Salillari”.
Autostrada Durrës-Kukës-Morinë nisi ndërtimin në vitin 2003 kur Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit që përshkon kjo autostradë dhe u hap në qershor të vitit 2009. Kjo autostradë e lidh Durrësin dhe Shëngjinin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë. Ajo ka një gjatësi prej 170 kilometra dhe shpejtësi 80–120 km/h.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje












