Integrimi
Ruajtja apo bjerrja e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër
Braktisja e gjuhës shqipe është dukuri shqetësuese te fëmijët e moshës fillore. Pjesa dërmuese e fëmijëve shqiptarë nuk shkojnë në mësimin shqip
Shqiptarët e Zvicrës janë një pjesë e diasporës shqiptare jashtë atdheut. Ata ndodhen pothuajse në çdo kanton të Zvicrës dhe kanë ardhur këtu fillimisht si punëtorë stinorë në vitet ’60-70-të, kur Zvicra kishte nevojë për krah pune.
Vala e dytë e mërgimit shqiptar në Zvicër lidhet me shkaqet e shtypjes e dhunës së madhe të regjimit serb në Kosovë. Pjesa më e madhe e mërgimtarëve janë vendosur këtu në vitet ‘90 të shekullit që lëmë pas, kur në Kosovë sundonte Sllobodan Millosheviqi (1989-1999).
Shqiptarët në Zvicër janë më shumë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, e më pak nga Shqipëria, nga viset shqiptare në Malit të Zi, dhe Kosova Lindore.
Numri i shqiptarëve në Zvicër është i konsiderueshëm, janë qindra e mijëra që punojnë dhe sigurojnë kafshatën e bukës për vetveten dhe fëmijët e tyre. Numri i mërgimtarëve vjen duke u rritur me të rinj e të reja që vazhdojnë të vijën nga Kosova e vende të tjera shqiptare përmes martesave dhe lindjeve të reja.
Statusi gjuhësor i shqipes në Zvicër, natyrisht, është ai i shumicës së diasporës shqiptare: shqipja si gjuhë e zemrës, por me përdorime kryesisht në gjirin familjar, në komunikim me të afërmit në vendlindje, në ndeja ndërshqiptare, kurse gjermanishtja, frëngjishtja apo … si gjuhë pune, si gjuhë buke dhe me përdorime në të gjitha funksionet kryesore.
Gjuha shqipe që flasin shqiptarët në Zvicër është një e folme që përfshihet në dialektin e gegërishtes dhe më hollësisht, në grupin e të folmeve të gegërishtes veriperëndimore dhe verilindore. Tek kjo e folme dallohen qartë tiparet e dy varianteve a llojeve të të folurit, variantit tradicional, ku spikat ruajtja e elementeve të qëndrueshme të sistemit të vjetër të gegërishtes dhe variantit të ri të folmes së normëzuar shqipe. Pra, e folmja e brezit të vjetër të mërgimtarëve shqiptarë është ruajtur, por nuk ka mbetur e paprekur nga ndikimi i gjuhëve të mjedisit zviceran. E folmja e brezit të mesëm është pak a shumë e normëzuar, por nuk është standarde. Porse të rinjtë e të rejat e flasin më pak shqipen dhe vetëm pak prej tyre njohin shkrim -leximin shqip. Gjuha amtare shqipe është një faktor i rëndësishëm i identitetit shqiptar.
Braktisja e gjuhës shqipe është dukuri shqetësuese tek fëmijët e moshës fillore. Përkundër faktit që shkollat shqipe funksionojnë në shumë kantone zvicerane, vetëm një përqindje e vogël ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Pjesa dërmuese e fëmijëve shqiptarë nuk shkojnë në mësimin shqip. Ata me të hyrë në shkollën fillore mësojnë mirë gjermanisht, frëngjisht apo italisht (njërën nga gjuhët e vendit pritës), ndërsa flasin keq shqipen. Ata krahas gjuhës së shkollës, duhet të vijojnë mësimin shqip, është me rëndësi që fëmijët të zhvillojnë të dy gjuhët që të bëhen dygjuhësorë të mirë.
Të vjen keq që shqipja çdo ditë po i humb folësit e vet burimorë. Brezi i ardhshëm do ta njohë edhe më pak gjuhën shqipe.
- Autorja është mësuese në pension dhe aktiviste e njohur në kuadër të mësimit plotësuese në gjuhën shqipe në Zvicër
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












