Shqipëria
Rusi kërcënoi Aeroportin në Rinas: Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bombë në aeroportin e Rinasit.
Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj, duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban, dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për kryerjen e veprave penale me qëllim terrorist” duhej regjistruar në SPAK, transmeton albinfo.ch.
Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit u dërgua nga Greqia, në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas, në shkurt të vitit 2023.
Në vendimin gjyqësor bëhet e ditur përmbajtja e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk e njeh Kosovën si serbe, por pretendohet edhe pengmarrja e dy shqiptarëve:
“Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe, për të bërë si thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi, në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh.”
Hetimi zbuloi se autori i këtij teksti ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë (Rusi) dhe banues në Selanik (Greqi). Përmes bashkëpunimit me autoritetet greke, u mësua se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohet me mjekim nga një psikiatër.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? Nëse keni jetuar në Zvicër për njëfarë kohe, ka shumë mundësi që t’ju jetë kërkuar të... -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar? -
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve












