Shkurt.ch
Rusia akuzohet për presion ndaj laboratorit zviceran
Kreu i një laboratori zviceran, i njohur për punën e tij në luftën kundër luftës kimike, thotë se Rusia aplikoi presione të forta politike në një përpjekje për të diskredituar punën e tij vitin e kaluar.
“Nëpërmjet deklaratave të rreme dhe sulmeve spiunuese, Rusia ushtron presion të paparë ndaj një institucioni që është një partner kryesor i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW)”, tha Marc Cadisch, kreu i Laboratorit Spiez për CH Media në intervistat e botuara në gazeta të ndryshme zvicerane të enjten.
Drejtuar nga Zyra Federale për Mbrojtjen Civile, Laboratori Spiez është i ngarkuar me këshillimin e autoriteteve kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare në zhvillimin e marrëveshjeve të kontrollit të armëve dhe të mospërhapjes, përcjell albinfo.ch
Cadisch akuzoi Rusinë për “instrumentalizimin politik” dhe tha se 2018 ishte një vit i çmendur – i pashembullt dhe unik për laboratorin, i cili u përfshi në hetimin e sulmit ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal.
Sipas Cadisch, pas sulmit helmues në Skripal në Britani, ministria e jashtme ruse kërkoi të vinte në pikëpyetje kredibilitetin e OPCW dhe të ushqente pasiguri me citime të supozuara nga një raport zyrtar mbi krijuesin e toksinës. Cadisch tha se ndërsa laboratori kishte testuar mostrat për përbërjen e tyre kimike, nuk do të bënte kurrë një deklaratë se kush mund të kishte zhvilluar ose përdorur helmin.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?












