Kuriozitete
Rusia e padit Google-n me një shumë parash prej 34 zero
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh
Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parash që e ka vlerën më të madhe sesa i gjithë prodhimi bruto i botës, për shkak të kufizimeve të vëna ndaj kanaleve të propagandës ruse në YouTube.
Gazeta ruse e biznesit, RBC njoftoi këtë javë se 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e këtij vendi, të cilat vunë gjoba komplekse që kapin një shumë të pakuptueshme me 34 zero, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Për krahasim, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e pranoi të enjten para gazetarëve se ai “as që mund ta shqiptojë saktë këtë shifër”, ndërsa tha se gjoba ishte “e mbushur me simbolikë”.
“Google nuk duhet të kufizojë aktivitetet e transmetuesve tanë, dhe Google po e bën këtë,” tha ai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass njoftoi këtë javë se gjykata ruse e kishte urdhëruar më parë firmën Google që t’i zhbllokonte kanalet në YouTube ose do të përballej me shtimin e gjobave. Gjoba ka arritur shifra marramendëse sepse dyfishohet çdo javë.
Në muajin gusht, shërbimi i rrjetit YouTube në Rusi pësoi një avari masive. YouTube konsiderohet si një nga rrjetet e pakta të mbetura ku audiencat në Rusi mund të ndjekin lajme të pavarura. Moska i bllokon faqet e lajmeve të pavarura në internet, ndërsa liria e shtypit është zhdukur. Google nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











