CH-Ballkani
Rusia mbështet partitë nacionaliste-konservatore në Ballkan, kujdes nga disa politikanë të VMRO
Përkundër që Putini nuk ka ndikim të madh ekonomik mbi Republika Srpskan dhe Serbinë, ndikimi më i madh është në fushën ideologjike. Veçanërisht kjo vërehet me partinë serbe të Bosnjës, SNSD, e cila ka miqësi edhe me partinë austriake të ekstremit të djathtë FPÖ. Përpara zgjedhjeve në Bosnjë, shefi i saj, Milorad Dodik nxjer fotografi me Putinin.
Sipas analizës së “Der Standard” armiku i këtyre forcave pro-ruse është liberalizmi perëndimor, NATO dhe në një farë mënyre edhe BE. Ndërsa “burrat e fortë” me një stil autoritativ të udhëheqësit shihen me idealizim, ashtu si kultura tradicionale, dhe kërkojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes ortodoksëve të Ballkanit dhe Rusisë.
“Qëllimi është që të forcohet ndikimi rus mbi Ballkanin dhe të dobësohet ndikimi i shteteve europiane dhe SHBA-së,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e të majtës austriake. Si shembull më pas merret edhe Maqedonia, ku ndikimi rus ishte më i madhi në Ballkan gjatë udhëheqjes së Nikola Gruevskit dhe partisë së tij OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE). “Por tani Maqedonia ka një qeveri shembull për të tjerët nën udhëheqjen e socialdemokratit Zoran Zaev. Gjithsesi nuk duhet të harrohet se si më parë, shumë konservatorë nacionalistë maqedonas i shprehin më shumë besim Rusisë sesa Perëndimit.”
Media austriake kujton edhe thënien e zv.ndihmës sekratarit amerikn Hojt Li, i cili paralajmëroi Serbinë se nuk mund të ulet në “dy karrige, aq më tepër kur këto janë aq larg njëra tjetrës.”
Serbia po ndjek një rrugë neutrale në bashkëpunimin mes Rusisë dhe NATO.
Në fund “Der Standard” kujton se edhe në Slloveni dhe Kroacia ka figura politike pro-ruse – si shembull merret ministri i jashtëm slloven Karl Erjavec, i cili është mbështetur publikisht edhe nga ambasada ruse në Ljublanë gjatë zgjedhjeve të së dielës. Në Kroaci bëhet fjalë për varësi të biznesit Agrokor me 60 mijë punëtorë nga bankat ruse, e cila ka shqetësuar edhe Perëndimin.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri














