Lajme
Rusia nuk do ta furnizojë më me gaz Finlandën
Rusia ka informuar Finlandën se nga dita e shtunë (nesër) do ta ndalë furnizimin e tyre me gaz natyror, kështu bëjnë të ditur nga kompania që është përgjegjëse për shpërndarjen e gazit, Gasum, e cila është nën pronësinë e shtetit finlandez.
Kompania në fjalë ka refuzuar që ta paguajë eksportin e gazit me valutën ruse, rublën, ashtu siç ka kërkuar Moska prej shteteve evropiane.
“Na vjen keq për ndaljen e furnizimit me gaz natyror, aq më tepër kur kjo ishte barë e përgjegjësi e jona” deklaroi shefi ekzekutiv i Gasum, Mika Wiljanen.
“Gjithsesi, ne jemi përgatitur në mënyrë të kujdesshme, dhe kemi bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të shpërndarjes së gazit nga rrjeti i transmisionit. Ne mund t’i furnizojmë klientët tanë edhe në muajt në vijim”, shtoi tutje Wiljanen.
Shumica e gazit që shfrytëzohet nga konsumatorët finlandez vjen nga Rusia, por vetëm 5 për qind e gazit përdoret për konsum energjetik.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri











