Lajme
Rusia paralajmëron se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte ‘gabim i rëndë’
Rusia i ka thënë Finlandës dhe Suedisë se vendimi i tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s është një gabim serioz me pasoja të mëdha dhe se ata nuk duhet të supozojnë se Moska nuk do të përgjigjet, transmeton albinfo.ch.
Qeveria finlandeze konfirmoi të dielën synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, ndërsa partia në pushtet e Suedisë ra dakord të heqë dorë nga kundërshtimi i saj i gjatë ndaj idesë, duke i hapur rrugën një aplikimi të përbashkët për anëtarësim brenda disa ditësh.
Vendimet e dy qeverive, të dyja prej të cilave kanë mbetur neutrale ose të paangazhuara që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, paralajmërojnë një rivizatim historik të hartës së sigurisë së Evropës, të nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.
“Situata, natyrisht, po ndryshon rrënjësisht në dritën e asaj që po ndodh”, tha të hënën zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov. “Fakti që siguria e Finlandës dhe Suedisë nuk do të forcohet si rezultat i kësaj është shumë e qartë për ne”. Ryabkov shtoi se dy vendet nordike “nuk duhet të kenë iluzione se ne thjesht do ta durojmë”, duke paralajmëruar se masa ishte “një tjetër gabim i rëndë me pasoja të gjera” dhe “niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet”, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri












