CH-Ballkani
Rusia po destabilizon Ballkanin: Alarmi bën bashkë liderët e BE-së
“Ne po shohim rritjen e ndikimit rus, ne po shohim edhe rritjen e ndikimit turk, Shtetet e Bashkuara janë pjesë e lojës, edhe BE-ja po ashtu. Atje kryqëzohen interesa të ndryshme në një pikë”. Por, është roli i Rusisë ai të cilin McAlister e përshkroi si negativ
Bashkimi Evropian duhet të tregojë më shumë prani në Ballkanin Perëndimor për t`u dalë ballë synimeve ruse për sestabilizimin e rajonit. Këtë ja ka thënë gazetës së njohur britanike “The Guardian” një politikan i lartë i BE-së, në prag të takimit të liderëve të BE-së në samitin e Brukselit të enjten.
“Gjeopolitika është kthyer sërish në Ballkan” ka thënë David McAllister një politikan i lartë gjerman njëherësh kreu i komitetit për punë të Jashtme i Parlamentit Evropian.
“Ne po shohim rritjen e ndikimit rus, ne po shohim edhe rritjen e ndikimit turk, Shtetet e Bashkuara janë pjesë e lojës, edhe BE-ja është pjesë e lojës, kështu që atje kryqëzohen interesa të ndryshme në një pikë”.
Por, është roli i Rusisë ai të cilin politikani në fjalë e përshkroi si negativ, duke pasur parasysh përfshirjen e Kremlinit në tentimin për grushtshet në Mal të Zi dhe përkrahjen e Moskës për politikanët e linjës së fortë nacionaliste në regjion, shkruan “The Guardian”, transmeton albinfo.ch.
Rusia po ashtu e ka zgjeruat influencën e saj në debatin politik për organizimin e propagandës anti perëndim dhe anti BE, veçanërisht në mediat nüe gjuhën serbe, të cilat e propagojnë pikëpamjen që promovohet nga Kremlini, ashtu si dhe “teoritë konspiracionishte dhe ultranacionalizmi serb”.
Liderët e BE-së prandaj, sipas një drafti të parë nga “The Guardian” do të debatojnë sot në Bruksel lidhur me tensionet në rritje në Ballkan. Ata do të ripërtërijnë premtimet e tyre se porta për anëtarësimin në BE vazhdon të mbetet e hapur ndërkohë që do të theksojnë rëndësinë e reformave dhe “marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
Por shtetet anëtare janë të ndara në pikën nëse duhet që në komunikatën e samitit të identifikohen “fuqitë e jashtme” që po rrisin rolin e tyre në regjion, përcjell albinfo.ch. Rusia është pjesë e brengës por zyrtarët janë po ashtu të shqetësuar me rritjen e rolit të Turqisë.
Më tutje ”The Guardian” thekson se diplomatët e BE-së shprehen të shqetësuar me faktin se qytetarë të Ballkanit kanë shkuar të luftojnë në Irak dhe në Siri që të luftojnë për grupet islamike ekstreme. Një numër disproporcional i kosovarëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve kanë marrë pjesë në luftime në Lindjen e mesme i referohet gazeta rrjetit BIRN.
Lidhur me nivelin e afrimit të shteteve ballkanike në procesin e asociiimit në BE, gazeta theskon se Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia vazhdojnë të mbeten mbrapa. Ndërsa vizitën e shefes së politikës së jashtme, Mogherini në Ballkan “The Guardian” e cilëson si një përpjekje për të forcuar synimet për integrim në BE të shteteve përkatëse. Por, duke folur pas vizitës, Mogherini ka zënë në gojë “shqetësime të thella” dhe njëkohësisht edhe “optimizëm” se ato shtete mund të bashkohen eventualisht në BE. Por Ballkani mund të shndërrohet fare lehtë në një fushë shahu ku mund të shtyhen fuqitë e mëdha”, ka thënë ajo.
Në vijim gazeta ndalet te treni serb me mbishkrime provokative si “Kosova është Serbie”, i dërguar në janar nga Beogradi, duke i hedhur raportet në mes dy vendve në një krizë. Ndërkohë Maqedonia po zhytet në një krizë të rëndë politike që i ndërsen fqinjët kundër njëri tjetrit. Mali i Zi nga ana tjetër, ishte dridhur në tetor nga tentimi i vrasjes së kryeministrit properëndimor të vendit, përcjell albinfo.ch. Puçi i dështuar ishte dirigjuar nga autoritetet ruse, edhe pse Moska e ka mohuar çdo përfshirje të saj.
Tensionet janë të pranishme edhe në Bosnjë, ku lideri i Republika Srpska, Dodik akuzohet se po e lufton marrëveshjen paqësore të vitit 1995 e cila i kishte dhënë fund luftës katërvjeçare civile.
mcAllister ka thënë se disa nga liderët e regjionit janë ankuar se Ballkani është harruar nga BE-ja. Prandaj, ka thënë ai, është koha që BE-ja të tregojë praninë e saj. Një sondazh i ri ka treguar se serbët mendojnë se Rusia ka qenë donatori më i madh në vend, edhe më i madh pra se BE-ja, nga e cila vlerësohet që Serbia t`i ketë marrë rreth 3 miliardë euro nga viti 2000 deri tash. Kjo shumë e tejkalon dukshëm atë të ardhur nga Rusia.
McAllister po ashtu shpreh keqardhjen për qëndrimin e Serbisë që të mos u bashkohet sanksioneve që BE ka vendosur ndaj Rusisë. Ndërkaq ai ka theksuar se “Serbia duhet të mbështesë në tërësi politikën e jashtme të BE-së nëse dëshiron të bëhet anëtare”.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













