Opinione

Zvicër: Kush është pronar i vërtetë i një shtëpie/banese të blerë?

Financuesit e kredive hipotekore, para se të akordojnë një kredi për blerje, duhet të sigurohen se blerësi a i plotëson të gjitha kushtet për me iu futur një projekti të tillë. Ata sigurohen gjithashtu edhe për etapat e mëtutjeshme, pra pas fitimit të një pronësie.
Sipas një rregulle më të përhapur në fushën e patundshmërie në Zvicër, në shumicën e rasteve, pjesëmarrja financiare e bankës (apo sigurimeve) është diku 80%, kurse investimet e blerësit janë 20% nga çmimi i tërësishëm i blerjes.
Kapitalin më të madhë në banesën/shtëpinë e blerë e posedon pra banka, e jo pronari-blerës. Kjo sqarohet thjesht me faktin se shuma e parave të investuara nga banka shpeshherë është gati trefishë më e lartë se sa ajo e blerësit.
Atëherë kush është pronari i vërtetë i banesës/shtëpisë së blerë?
Një pjesëmarrje e tillë financiare e bankës, nuk e cenon aspak të drejtën e pronësisë së blerësit. Pra, pronar i objektit të blerë është blerësi. Kurse në regjistrin e patundshmërive dhe në kadastër, gjithashtu pronësia është e shënuar në emër të blerësit, e jo të bankës.
Mirëpo, kuptohet se paralelisht, ekzistojnë akte të shumta juridike të cilat ia sigurojnë edhe bankës të drejtat e saj, sidomos në rast të mos përmbushjes së disa detyrimeve nga ana e blerësit.
Cilat janë të drejtat kryesore të bankës ndaj blerësve?
Gati se asgjë “e keqe” nuk bie në sy përderisa blerësi i përmbush obligimet e tija financiare ndaj bankës, sipas kontratës së hipotekës (pagimi i normave të interesit, i shumës së caktuar për amatorizmin e objektit të blerë, etj.).
Disa telashe (bile tejet serioze!) mund të dalin në shesh që nga momenti kur disa nga detyrimet e përmendura nuk respektohen nga blerësi. Në këto raste, banka nuk e ka aspak vështirë që të iniciojë një procedurë për ndërprerjen e të drejtës pronësore të pronarit i cili nuk i përmbush obligimet ndaj bankës.
Ku e gjejmë bazën ligjore që i jep një të drejtë të tillë bankës? 

Si në kontratën e hipotekës, ashtu edhe në aktin e shitblerjes (lidhur te noteri), por edhe në regjistrin e patundshmërive, i hasim rregullat e shumtë të cilat ia hapin rrugën bankës/financuesit “kryesor” për realizimin e të drejtave të saj në rast të mos respektimit të kushteve të imponuara me ligj dhe kontrat.


 Opinione tjera