Lajme
Rusia thotë se është e gatshme të negociojë me Ukrainën
Bëhet e ditur se për herë të parë që nga sulmi kundër Ukrainës, Rusia duket e gatshme të bisedojë. Si Ministria e Jashtme ruse, ashtu edhe ajo kineze thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të “fillojë negociatat e nivelit të lartë me Ukrainën”. Sipas Kremlinit, bisedimet mund të zhvillohen në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë. Moska do të dërgojë një delegacion për këtë qëllim, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Para pak orësh, presidenti ukrainas, Volodymyr Selenskyj, bëri disa propozime për takime. Herën e fundit, ai iu drejtua Putinit duke thënë: “Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet e njerëzve”.
Nga e mërkura në mbrëmje deri të enjten – pak para fillimit të sulmit rus – Seleskyj tha në një video-mesazh se siguria e Ukrainës dhe të gjitha vendeve fqinje ishte në rrezik. Për “paqen në Ukrainë dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ai propozoi bisedime. “Për këtë jemi të gatshëm të flasim me të gjithë, përfshirë edhe ju. Në formate të ndryshme dhe në çdo vend”.
Neutralitet për Ukrainën?
Gjatë këtij takimi të mundshëm, mund të bëhet fjalë për një status neutraliteti për Ukrainën. Selenskyj tha se ishte gati të diskutonte këtë temë. Propozimi i Selenskyjt është një hap në drejtimin e duhur, tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov, duke njoftuar se qeveria ruse do të analizojë një status të paangazhuar për Ukrainën.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, megjithatë, e akuzoi Selenskyn për pandershmëri. Presidenti gënjen kur bën një ofertë të tillë, tha Lavrov. Selenskyj e humbi mundësinë për të folur për një status neutral për Ukrainën kur presidenti rus Putin propozoi pikërisht këtë. Lavrovi shtoi se ai nuk sheh ndonjë mundësi që Rusia ta njohë qeverinë aktuale të Ukrainës si demokratike.
Në të njëjtën kohë, Lavrovi tha: “Ne jemi të gatshëm të negociojmë në çdo kohë, sapo Forcat e Armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes sonë dhe të lënë armët”.
BE do të vendosë sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit
Për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, BE, sipas disa informacioneve, ka shtuar në listën e sanksioneve edhe presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Kjo do të thotë se pasuritë e dy politikanëve të pranishëm në BE do të bllokohen. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se BE do të vendosë sanksione kundër Putinit dhe Lavrovit. Schallenberg shtoi se BE nuk do të vendosë ndalim udhëtimi për Putinin dhe Lavrovin në BE, në mënyrë që të negociojë me ta. Edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, pret që të arrihet sot një marrëveshje mbi ngrirjen e pasurive të Presidentit Putin dhe ministrit të Jashtëm Lavrov.
Kina i bën thirrje Rusisë të negociojë
Në një bisedë telefonike të Putinit me presidentin kinez Xi Jinping, u fol gjithashtu për bisedime të mundshme. Xi i bëri thirrje Rusisë të negociojë me Ukrainën, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV. “Kina mbështet Rusinë dhe Ukrainën për ta zgjidhur këtë çështje përmes negociatave”, shtoi ai.
Sipas raporteve, Xi tha se ishte e rëndësishme “të braktiset mentaliteti i Luftës së Ftohtë” dhe “t’u jepet rëndësi shqetësimeve të bazuara mirë të sigurisë të të gjitha vendeve”. Nevojitet një “mekanizëm i balancuar, efektiv dhe i qëndrueshëm evropian i sigurisë”.
Putini i tha Xi-së se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ishte i nevojshëm për të mbrojtur njerëzit nga “gjenocidi”, bëri të ditur Kremlini, një akuzë që Perëndimi e quan propagandë të pabazë.
Kremlini tha se Xi respektoi veprimet e Rusisë dhe ishte gati për koordinim të ngushtë dhe mbështetje të ndërsjellë në Kombet e Bashkuara, ku të dy janë anëtarë të përhershëm me veto të Këshillit të Sigurimit.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut










