Lajme
Rusia u “hakmerret” orëve luksoze zvicerane
Orët luksoze zvicerane me vlerë të disa miliona frangëve, janë konfiskuar nga zyrtarët e Kremlinit në Moskë.
Pak javë pas fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, shteti i Zvicrës shpalli sanksione për Rusinë, duke ndalur edhe veprimtaritë e shumta zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Shumë marka të orave luksoze të Zvicrës kanë ndërprerë shitjen e tyre në Rusi. Duket se kjo ndikoi keq në politikat e këtij shteti. Sipas një raporti, orët luksoze zvicerane të markës Audemars Piguet, me vlerë disa milionë franga, janë konfiskuar nga zyrtarët e Kremlinit në Moskë.
Gazeta zvicerane, NZZ, shkruan se Departamenti Federal i Punëve të Jashtme nuk pranoi të komentojë mbi rastin, por thotë se ka marrë kërkesa për ndihmë nga kompanitë zvicerane, duke u përballur me pasiguri të shumta dhe rregullore të reja.
Nga ana tjetër, ambasada zvicerane në Moskë mbetet në kontakt të ngushtë me kompanitë aktive atje, tha Departamenti Federal i Punëve të Jashtme pa dhënë informacion mbi numrin e kompanive në fjalë. Rastet individuale nuk komentohen për të ruajtur sigurinë e punonjësve, saktësohet në këtë drejtim.
Gazeta NZZ shkruan se disa agjentë të Shërbimit Sekret Rus (FSB) hynë në ambientet e degës së Audemars Piguet në Moskë të martën.
Ky medium citon si burim një shënim informacioni konfidencial nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, i destinuar për parlamentarët federalë.
Ndërkohë, autoritetet ruse e justifikuan ndërhyrjen me gjoja shkelje doganore, thekson gazeta. Por sipas shënimit të informacionit, “me shumë mundësi është një veprim arbitrar represiv, në përgjigje të sanksioneve” të marra nga Berna.
Oligarkët rusë janë privuar nga llogaritë bankare zvicerane dhe tani ata nuk do të mund të blejnë orët Rolex në vendin e tyre, transmeton tutje albinfo.ch.
Kjo për shkak se marka më e madhe e orëve luksoze të Zvicrës ka ndjekur prodhuesit e tjerë zviceranë Swatch Group, Breitling dhe Richemont në ndalimin e eksporteve në Rusi.
Firmat e mëdha zvicerane gjithashtu kanë filluar të bojkotojnë Rusinë. Midis tyre janë gjiganti i ushqimit Nestlé, kompania e teknologjisë së robotikës dhe automatizimit ABB, prodhuesi i trenave Stadler dhe një sërë të tjerë, duke përfshirë shitës me pakicë. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029













