Lajme
Rusia vendos Zvicrën në listën e “vendeve armiqësore”
Në listë përfshihen edhe SHBA, Kanadaja, të gjitha vendet e BE-së dhe Britania e Madhe, Shqipëria etj.
Qeveria e Rusisë ka miratuar një listë të shteteve që kanë kryer “akte jomiqësore” kundër Rusisë, qytetarëve dhe kompanive të saj, sipas agjencisë së lajmeve Tass. Në këtë listë është edhe Zvicra. Arsyeja sigurisht qëndron te sanksionet ndaj Rusisë, që po i zbaton edhe Zvicra.
Në listë përfshihen edhe SHBA, Kanadaja, të gjitha vendet e BE-së dhe Britania e Madhe (duke përfshirë Jersey Island dhe Territoret Jashtë të Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), transmeton albinfo.ch.
Agjencia e lajmeve Interfax shkruan: “Të gjitha bizneset dhe transaksionet e kompanive ruse me qytetarë dhe kompani nga vende që nuk janë miqësore me Rusinë përfshihen tani nga komisioni qeveritar për mbikëqyrjen e investimeve të huaja”.
Veç vendeve të përmendura më lart, në këtë istë janë edhe: Shqipëria, Andorra, Australia, Islanda, Japonia, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Singapor, Tajvani dhe Ukraina.
Kosova sigurisht nuk është në listë për faktin se nuk njihet si shtet nga Rusia.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve













