Kosova
Rutte: Jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkan, dialogu s’po ec si duhet
Sot, sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk po përparon ashtu siç duan, përcjell albinfo.ch.
Në një prononcim për mediat të enjten, Rutte u shpreh i kënaqur me përpjekjet e Gjermanisë për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, siç ishte takimi për Procesin e Berlinit.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd, të cilin e mbështesim, nuk po ec përpara siç do të dëshironim. Jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë nën udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s, për ata që nuk janë ende në NATO”, ka thënë ai.
Sekretari i NATO-s u pyet edhe për çështjen e Bosnjë e Hercegovinës. Deklaroi se po bëjnë gjithçka për ta mbështetur Ballkanin Perëndimor.
“Jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jeni të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Rutte.
Dy javë më parë, ish-kryeministri i Holandës Rutte e ka marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke e pasuar Jens Stoltenbergun.
Të enjten (sot) Rutte bëri të ditur se do të mbajë takim vetëm me partnerët e NATO-s, përfshirë edhe presidentin Vlodymyr Zelensky. Ndërkohë të premten (nesër) pritet të takohet me ministrat e Mbrojtjes të 32 shteteve anëtare të aleancës, në të cilin u shpreh se do të trajtohen të gjitha çështjet në mënyrë më të gjerë.
Takimi i së enjtes dhe i së premtes do të jetë i pari i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të Mbrojtjes, nën udhëheqjen e Ruttes.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












