Kosova
Sa është papunësia tek të rinjtë në Zvicër, Shqipëri e Kosovë
Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Evropës Perëndimore
Papunësia te të rinjtë ngadalëson rritjen ekonomike dhe ul produktivitetin. Norma e papunësisë te të rinjtë shënoi rritje në raport me një vit më parë sipas publikimit të INSTAT mbi Tregun e Punës.
Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 36,6% klasifikohen si të papunë, nga 35% që ishte një vit më parë.
Pjesa tjetër, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë ose të dekurajuar (11,7%), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (22,0%), ose për arsye të tjera (29,6%).
Papunësia është më e përhapur te djemtë, ku 50.4% e djemve në moshën 15-29 vjeç aktivë nuk janë të punësuar, duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional. Te gratë kjo përqindje është 25.7.
Në të gjithë Evropën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punësimit ILO, publikoi pak kohë më parë një hartë mbi papunësinë e të rinjve në Evropë, transmeton ‘monitor’.
Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8%. Në Kosovë, norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%, përcjell albinfo.ch.
Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet, ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia te të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%.
Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varion nga 6-6.5%.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











