Lajme
Sa është vlera e Kombëtares së Shqipërisë dhe Zvicrës
Sipas Goal.com, nga 24 shtet sa marrin pjesë në Evropianin “Franca 2016”, Shqipëria është e 22 ndërsa Zvicra e 11 për nga çmimi i lojtarëve
Duke shfrytëzuar të dhënat e “Transfermarket” të lojtarëve që luajnë nëpër ekipe të ndryshe evropiane, Goal.com ka bërë një përmbledhje të skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016 për sa i përket vlerës së tyre. Sipas këtij mediumi, nga 24 shtet sa marrin pjesë në Evropianin “Franca 2016”, Shqipëria është e 22 ndërsa Zvicra e 11 për nga çmimi i lojtarëve.
Sipas Goal.com, ekipi më i shtrenjtë i evropianit është Gjermania me 562 milionë euro, ndërsa ekipi më i lirë është me 27.3 milionë euro. Shqipëria është në vendin e 22 me 40.9 milionë euro, ndërsa Zvicra që ka një numër të madh lojtarësh shqiptarë, ka peshën e 172. 5 milionë eurosh dhe është në vendin e 11.
Çmimin tek Zvicra duke se e ka ngritur dukshëm Granit Xhaka, i cili u transferua nga Borusia M. për në Arsenal për më shumë se 40 milionë euro.
Lista e 24 ekipeve pjesëmarrëse në “Franca 2016”
24 | Hungaria | Vlera totale: 27.3 milionë €
23 | Irlanda Veriore | Vlera totale: 35.9 milionë €
22 | Shqipëria | Vlera totale: 40.9 milionë €
21 | Islanda | Vlera totale: 41.6 milionë €
20 | Rumania | Vlera totale: 56 milionë €
19 | Republika Çeke | Vlera totale: 64.5 milionë €
18 | Suedia | Vlera totale: 86.9 milionë €
17 | Republika e Irlandës | Vlera totale: 89.3 milionë €
16 | Sllovakia | Vlera totale: 91.1 milionë €
15 | Austria | Vlera totale: 128.4 milionë €
14 | Ukraina | Vlera totale: 128.7 milionë €
13 | Rusia | Vlera totale: 133.5 milionë €
12 | Uellsi | Vlera totale: 168.6 milionë €
11 | Zvicra | Vlera totale: 172.5 milionë €
10 | Polonia| Vlera totale: 175.3 milionë €
9 | Turqia| Vlera totale: 186.1 milionë €
8 | Italia | Vlera totale: 272 milionë €
7 | Kroacia | Vlera totale: 272.3 milionë €
6 | Portugalia | Vlera totale: 321.7 milionë €
5 | Anglia | Vlera totale: 446 milionë €
4 | Franca | Vlera totale: 454 milionë €
3 | Belgjika | Vlera totale: 460.9 milionë €
2 | Spanja | Vlera totale: 557.5 milionë €
1 | Gjermania | Vlera totale: 562 milionë €
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











