Kosova
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova
Këto janë të dhënat e ASK-së
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin tetor të vitit 2022.
Në muajin tetor të vitit 2022, Prodhimi Bruto nga Termocentralet i energjisë elektrike ishte 466.71 GWh, Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 9.72 GWh dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 25.26 GWh.
ASK njofton se gjatë muajit tetor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 529.93 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 377.08 GWh ose (-7.93%) më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.28%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2022 ishte 246.54 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 218.3 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.55 mijë tonë, ose 6.07% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











