Ekonomi
Sa janë të sigurta kursimet e qytetarëve?
Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave për një depozitor, person fizik apo juridik, në një banke është 4.000 euro
Afër tre miliardë euro është vlera e kursimeve apo depozitave të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale që operojnë në Kosovë, me një normë mesatare të interesit prej rreth një për qind.
Por, sa janë të sigurta këto kursime në rast të likuidimit të ndonjërës prej bankave. Ekspertë për çështje financiare vlerësojnë se depozituesit kosovarë i kanë të siguruara mjetet e tyre përderisa performanca e bankave është dhe do të mbetet e qëndrueshme, raporton “Evropa e Lirë”.
Kurse, disa qytetarë të cilët arrijnë të kursejnë shuma të vogla të mjeteve thonë se kanë siguri, edhe pse nuk kanë informacione se në rast të likuidimit të bankave, kush do t’i kompensonte mjetet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, në bazë të Ligjit për sigurimin e depozitave, kompensimi i depozitorëve fillon nëse Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, revokon licencën dhe fillon procesin e likuidimit të ndonjë banke.
Fondi i Sigurimit të Depozitave siguron 610 milionë euro depozita të siguruara apo mbi 21 për qind në raport me totalin e depozitave. Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave për një depozitor, person fizik apo juridik, në një banke është 4.000 euro. Ky limit pritet të rritet në 5 mijë euro nga viti i ardhshëm.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues












