Shqipëria
Sa janë të sigurta pishinat në Shqipëri?
Ndryshe nga plazhet, pishinat kanë një risk më të shtuar të përhapjes së infeksioneve. Por, sa të sigurta janë këto ambiente në vendin tonë?
Mijëra shqiptarë frekuentojnë pishinat gjatë ditëve të nxehta të verës dhe kryesisht në fundjavë. Në gjithë vendin ka rreth 200 pishina, shumica e tyre në Tiranë.
Ndryshe nga plazhet, pishinat kanë një risk më të shtuar të përhapjes së infeksioneve. Por, sa të sigurta janë këto ambiente në vendin tonë?
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka si detyrim inspektimin e pishinave para dhe gjatë sezonit turistik.
Për periudhën prill-qershor të këtij viti vetëm 20% e pishinave janë inspektuar. Në tre vjetët e fundit problematikat më të hasura nga inspektimet janë:
Mungesa e regjistrit të monitorimit të ujëmbledhësit (basenit)
Mungesa e rregullores së brendshme në dy gjuhë (shqip, anglisht)
Mungesa e sinjalistikës për thellësinë e ujëmbledhësit.
Çdo pishinë sipas rregullores duhet të ketë një person përgjegjës që mat cilësinë e ujit 2 apo 3 herë gjatë ditës. Administratori Arjan Fetishaj na tregon se niveli i klorit dhe Ph në pishina duhet të ketë parametrat e ujit të pijshëm, raporton Euronews, transmeton Albinfo.ch.
“Niveli i klorit zakonisht të pishinat duhet të jetë 0.2-1.5 ppm. Gjatë një dite kontrolli i klorit bëhet 2-3 herë. Në momentin që nuk i kam parametrat e ujit të rregullta unë e mbyll vetë pishinën. Pra në momentin që një administrator e sheh që cilësia e ujit nuk është në rregull është më e ndershme t’i thuash publikut që sot është e mbyllur”, tha Arjan Fetishaj, administrator pishine.
Por edhe higjiena, kujdesi personal janë ndikues të cilësisë së ujit, për këtë arsye në çdo ambient pishine duhet të jetë e vendosur qartë rregullorja, ku ndër të tjera përcaktohet se qytetarët duhet të përdorin ujin natyral të dushit para dhe pas daljes nga pishina.
“Është një moshë 15-17 vjeç, të cilët i shkelin shumë rregullat, vrapojnë nëpër pishinë, vriten dhe kjo më jep një ndjesi negative te kjo pjesa e menaxhimit tim”, shtoi ai.
Moszbatimi i rregullores nga ofruesit e këtij shërbimi por edhe qytetarëve ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e pushuesve.
Në shumicën e rasteve, sipas dermatologes Violeta Dajçi, qytetarëve u irritohet lëkura për shkak të parametrave jo të duhura të klorit.
“Më së shumti këto lloj alergjish shfaqen tek fëmijët e vegjël. Ndodh që lëkura e tyre irritohet nga kontakti me ujin me klor dhe mund të acarohet. Rekomandohet që të gjithë të shpërlahen sapo dalin nga pishina”, tha dermatologia Violata Dajçi.
Pas frekuentimit të pishinave, rritet gjithashtu mundësia për infeksionet mykotike në lëkurë.
“Kryesisht shfaqet myku në zonën e këmbëve, por edhe në gjithë sipërfaqen e lëkurës. Në pjesën më të madhe të rasteve personat që shfaqin myk në këtë periudhë janë ato që kanë frekuentuar pishinat”, shtoi ajo.
Dermatologia këshillon që për të mbrojtur veten dhe të tjerët duhet që secili prej nesh të ketë një kujdes më të shtuar të higjienës vetjake.
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore










