Lajme
Sa kushton të jetosh në qytetet e mëdha të Zvicrës?
Si krahasohen pagat dhe kostot e jetesës në përgjithësi nga një qytet zviceran në tjetrin? Ne i gërmuam numrat dhe dolëm me disa përgjigje interesante
Qytetet zvicerane renditen vazhdimisht ndër më të shtrenjtat në botë. Por, sa kushton realisht të jetosh atje nëse marrim parasysh pagat mesatare kundrejt çmimeve për produkte dhe shërbime të ndryshme, si dhe kostot fikse, si qiraja dhe shërbimet komunale?
Ne shikuam të dhënat e përzgjedhura të disponueshme për Cyrihun, Gjenevën, Bazelin dhe Lozanën – katër qytetet ku jetojnë shumica e banorëve ndërkombëtarë, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh se këto janë mesataret aktuale të përafërta dhe mund të ndryshojnë në një njoftim të shkurtër, duke marrë parasysh ndryshimin e normës së inflacionit dhe faktorë të tjerë.
Cyrihu
Paga mesatare mujore neto: 6240 franga
Qira për një apartament me katër dhoma në qendër të qytetit: 3,832,92 franga; 2737,92 franga më larg qendrës,
Energjia elektrike, ngrohja, uji, grumbullimi i plehrave për një apartament 85m2: 252.19 franga në muaj,
Transporti publik: një drejtim, bileta, lokale: 4.40 franga; Leje mujore (çmimi i rregullt): 97,50 franga,
Kujdesi mujor i fëmijëve (gjithëditor, privat): 2,772,48 franga,
Klub fitnesi, tarifa mujore për një të rritur: 84,98 franga,
Ushqimi me tre pjata për dy persona në restorantin e nivelit të mesëm: 120 franga.
Përmbledhje:
Kostot mujore të vlerësuara për një familje me katër anëtarë janë 5754,5 franga pa qira,
Kostot mujore të vlerësuara për një person të vetëm janë 1571 franga pa qira,
Gjeneva
Paga mesatare mujore neto: 5,446,28 franga,
Qira për një apartament me katër dhoma në qendër të qytetit: 4,219,05 franga; 3,016,67 franga më larg nga qendra,
Energjia elektrike, ngrohja, uji, grumbullimi i plehrave për një apartament 85m2: 192.70 franga ne muaj,
Transporti publik: një drejtim, biletë, lokal: 3 franga; Leje mujore (çmimi i rregullt): 70 franga,
Kujdesi mujor i fëmijëve (gjithëditor, privat): 2054,62 franga,
Klub fitnesi, tarifa mujore për një të rritur: 84,98 franga,
Ushqimi me tre pjata për dy persona në restorantin e nivelit të mesëm: 115 franga.
Përmbledhje:
Kostot mujore të vlerësuara për një familje me katër anëtarë janë 4981,5 franga pa qira.
Kostot mujore të vlerësuara për një person të vetëm janë 1,357,90 franga pa qira.
Bazel
Paga mesatare mujore neto: 5,984,90 franga,
Qira për një apartament me katër dhoma në qendër të qytetit: 2,718,18 franga; 2055,56 franga më larg qendrës,
Energji elektrike, ngrohje, ujë, grumbullimi i plehrave për një apartament 85 m2: 268.66 franga në muaj,
Transporti publik: një drejtim, biletë, lokal: 3,60 franga; Leje mujore (çmimi i rregullt): 80 franga,
Kujdesi mujor i fëmijëve (gjithëditor, privat): 2,487,50 franga,
Klub fitnesi, tarifa mujore për një të rritur: 72.21 franga,
Ushqimi me tre pjata për dy persona në restorantin e nivelit të mesëm: 112,50 franga.
Përmbledhje:
Kostot mujore të vlerësuara për një familje me katër anëtarë janë 5995 franga pa qira,
Kostot mujore të vlerësuara për një person të vetëm janë 1636 franga pa qira,
Lozana
Paga mesatare mujore neto: 5063,62 franga,
Qira për një apartament me katër dhoma në qendër të qytetit: 3,127,27 franga; 2570 franga më larg qendrës,
Energji elektrike, ngrohje, ujë, grumbullimi i plehrave për një apartament 85 m2: 285.28 franga në muaj,
Transporti publik: një drejtim, biletë, lokal: 3,70 franga; Leje mujore (çmimi i rregullt): 74 franga,
Kujdesi mujor i fëmijëve (gjithëditor, privat): 2,511,11 franga,
Klub fitnesi, tarifa mujore për një të rritur: 78,69 franga,
Ushqimi me tre pjata për dy persona në restorantin e nivelit të mesëm: 105 franga.
Përmbledhje:
Kostot mujore të vlerësuara për një familje me katër anëtarë janë 5504,3 franga pa qira,
Kostot mujore të vlerësuara për një person të vetëm janë 1522 franga pa qira,
Dhe përfundimi është:
Fuqia blerëse lokale në Cyrih është 6.8 për qind më e lartë se në Gjenevë,
Fuqia blerëse lokale në Cyrih është 2.8 për qind më e ulët se në Bazel,
Fuqia blerëse lokale në Cyrih është 13.8 për qind më e lartë se në Lozanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












