Shqipëria
Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare
Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila, natyrisht, ka edhe kostot e saj
Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare që tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime familjare.
Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila, natyrisht, ka edhe kostot e saj. “Scan Intel” ka marrë në analizë se sa pritet të kushtojë mesatarisht këtë vit tryeza e fundvitit dhe sa të ardhura nevojiten për të përballuar këtë darkë festive, transmeton albinfo.ch.
Shifrat janë përllogaritur mbi një mesatare çmimesh nga disa prej supermarketeve më të mëdha në vend si dhe çmimeve zyrtare të INSTAT, ndërsa tryeza është “shtruar” sipas traditës më të përhapur në Shqipëri, me bollëk, por pa lukse të tepruara.
Sipas statistikave, një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga rreth 3.2 persona, ndërsa kostoja e tryezës së Vitit të Ri për këtë numër anëtarësh arrin në 25,105 lekë. Në krye të listës së shpenzimeve renditet gjeli i detit, një nga ushqimet më tradicionale të kësaj feste, çmimi i të cilit varion mesatarisht rreth 1,200 lekë për kilogram. Për një sasi prej rreth 5 kilogramësh, kostoja e tij shkon afërsisht në 6,000 lekë. Ushqimet tradicionale vijojnë me bakllavanë, e cila mesatarisht kushton rreth 1,900 lekë, ndërsa pijet alkoolike përbëjnë gjithashtu një zë të konsiderueshëm shpenzimi, me rreth 3,247 lekë për një familje prej 3.2 personash.
Më pas vijnë të gjitha asortimentet e tjera të tryezës, përfshirë mishrat e tjerë, antipasta, frutat e thata dhe ato të freskëta, perimet, si edhe produktet bazë të shportës ushqimore, si vezë, miell, qumësht etj. Në llogaritje është përfshirë edhe një kosto shtesë prej rreth 500 lekësh për energjinë elektrike, si pasojë e gatimit dhe konsumit më të lartë gjatë festave.
Me një pagë mesatare mujore neto prej 67 mijë lekësh mund të themi se darka e fundvitit i merr xhepit të familjeve rreth 34% të kësaj page. Ndërkohë, disa prej këtyre kostove mund të jenë disi më të ulëta falë ofertave të fundvitit, pasi supermarketet kanë aplikuar ulje çmimesh për një pjesë të produkteve bazë të tryezës. Megjithatë, konsumi ndryshon nga një familje te tjetra dhe shpesh lista e produkteve zgjerohet, duke e çuar koston përfundimtare edhe më lart. Kjo është një kosoto e supozouar pasi darka e fundvitit varet nga numri i personave që jetojnë në familje si dhe nga preferencat e tyre për ushqimet dhe sasitë që do të përdorin.
1 Euro është 97 lekë
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore












