Lajme
Sa po shfrytëzohet ChatGPT nga punëtorët?
Një raport i Microsoft tregon se në vend që t’i frikësohen zëvendësimit të vendeve të punës nga IA, njerëzit e mirëpresin atë.
Debutimi i ChatGPT në nëntor ka nxjerrë në pah përparimin e arritur nga modelet e IA. Me aftësinë për të shkruar, për të kodifikuar, për të krijuar biznese e shumë të tjera, nuk ka dyshim se chatbot AI janë në gjendje të kryejnë shumë funksione njerëzore.
Aftësitë e jashtëzakonshme të chatbot IA shkaktojnë frikën se Intelegjenca Artificiale mund të zëvendësojë vendet e punës të njerëzve. Por një raport i fundit tregon se, në vend që t’i frikësohen zëvendësimit të vendeve të punës nga IA, njerëzit e mirëpresin atë.
Raporti Work Trend Index 2023 i Microsoft anketoi 31.000 persona nga 31 vende, duke analizuar tregues të produktivitetit të Microsoft 365 dhe tendencat e punës së LinkedIn Economic Graph, për të kuptuar më mirë ndikimin e Intelegjencës Artificiale te forca e punës.
Sipas sondazhit, ndërkohë që 49% e të anketuarve shfaqën frikën e humbjes së vendit të punës për shkak të IA, 70% deklaroi se do t’i delegonin sa më shumë punë të ishte e mundur IA, në mënyrë që të reduktonin ngarkesën e punës.
“Është e pabesueshme që njerëzit janë më shumë entuziastë që IA do t’i shpëtojë nga burnout se sa të shqetësuar se do të eliminojë vendet e tyre të punës”, deklaroi Adam Grant, profesor i psikologjisë organizative dhe autor i raportit.
Punonjësit do të ishin të gatshëm të merrnin ndihmë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë punët administrative (76%), analitike (79%), punë krijuese (73%), kërkimi i informacioneve të duhura (86%), përmbledhja e takimeve dhe pikave të veprimit (80%) dhe madje, edhe planifikimi i ditës (77%). Raporti vlerësoi sesi drejtuesit e shihnin IA në drejtim të reduktimit të numrit të punonjësve.
Pyetjes se çfarë vlerësojnë më shumë tek IA në vendin e punës, vetëm 16% e drejtuesve iu përgjigj “për të ulur numrin e punonjësve” dhe thuajse dyfishi (31%) u përgjigjën se “do të rriste produktivitetin e punonjësve”.
Rezultatet e këtij raporti mund të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve mbi sigurinë e punës në botën e zhvillimeve të shpejta të IA. Megjithatë, rreziqe të tjera që lidhen me përdorimin e IA janë ende të pranishme, duke përshirë mundësinë se mund të shkaktojë katastrofa botërore./ Zdnet
E-Diaspora
-
Pozimi i kryeparlamentarit austriak me Elvana Shalën ngjall zemërimin serb Presidenti i Parlamentit, Walter Rosenkranz pozon në parlament me aktivisten kosovare Elvana Shala e cila mban... -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin -
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës
Jeta në Zvicër
-
Pagat minimale në Gjenevë dhe Neuchâtel mund të mbeten Pagat minimale në kantonet Gjenevë dhe Neuchâtel, të cilat u kërcënuan nga një konflikt me ligjet... -
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë -
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit -
Zvicër: Rezervimi i restoranteve pritet të bëhet me pagesë -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë














