Shqipëria
Sa punëtorë punojnë në sektorin e turizmit në Shqipëri
Në 2019-n vendin pritet ta vizitojnë 5.7 milionë vizitorë dhe deri në 2028-n numri i tyre pritet të arrijë në 6.6 milionë
Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe dyndja e të huajve në Shqipëri pritet të japë një kontribut gjithnjë e më pozitiv në ekonominë shqiptare, me efekt zinxhir në punësim, konsum, aktivitetet e bareve e restoranteve, bizneset e kohës së lirë etj.
Në 2019-n vendin pritet ta vizitojnë 5.7 milionë vizitorë dhe deri në 2028-n numri i tyre pritet të arrijë në 6.6 milionë, sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC).
Kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) të Shqipërisë pritet që të jetë 27.3% për vitin 2019, me rritje 5.2 % nga viti i shkuar, transmeton ‘monitor’.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin paraprak për vitin 2019 për ndikimin në ekonomi, parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive, përcjell albinfo.ch.
Kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në PBB pritet të rritet me 4.7%, duke arritur në 9.3% të PBB-së deri në vitin 2028.
Në vitin 2018 turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 286 mijë vende pune. Kjo pritet të arrijë në mbi 300 mijë vende punë në 2019 dhe rritje me 1.4% në 111.000 vende pune (8.8% të totalit të punësimit) në vitin 2028.
Në vitin 2018, kontributi total i turizmit në punësim, duke përfshirë edhe vende pune të mbështetura në mënyrë indirekte nga industria, ishte 25.2 % të totalit të punësimit.
Eksportet e vizitorëve janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë të ‘Travel & Tourism’.
Në vitin 2018, Shqipëria pati 264.8 miliardë lekë të ardhura nga eksportet e vizitorëve. Në 2019, pritet të rritet dhe vendi pritet të tërheqë 5.7 milionë turistë ndërkombëtarë. Deri në vitin 2028, ardhjet turistike ndërkombëtare parashikohet të arrijnë në 6,6 milionë.
Raporti citon se, pjesa e udhëtimit dhe turizmit në investimet e përgjithshme kombëtare do të rritet nga 7.6% në 2018 në 8.2% në vitin 2028.
Në karakteristikat e përmendura të sektorit në vitin 2018, përmendet se në totalin e shpenzimeve, 22 % ishin nga turistë për arsye biznesi dhe pjesa tjetër, ato për kohë të lirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













