Shqipëria
Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në nëntë muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.7 milionë
Gjatë tremujorit të tretë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.9 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara.
Shifrat e tremujorit të tretë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me rreth 1.6 miliardë euro, çka do të thotë se rekordi është tejkaluar me 246 milionë euro, ose me 15%. Nëse marrin në konsideratë nëntë muajt e parë të vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 3.8 miliardë eurosh, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në nëntë muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.7 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 400 euro.
Kujtojmë se gjatë vitit 2023 si të plotë, sipas “Bankës së Shqipërisë”, turistët shpenzuan në vend rreth 4.1 miliardë euro. Ndërkohë, të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera. Shifrat bëjnë me dije se ecuria e këtij viti mund të thyejë ndjeshëm nivelin e vitit 2023.
Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 878 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2024. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 1 miliard euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e tretë të vitit.
Nga ana tjetër, nëse i referohemi periudhës nëntëmujore shohim se shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit vlerësohet në rreth 2 miliardë euro, ndërkohë që bilanci neto regjistrohet në 1.8 miliardë euro.
Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ndikojë në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët evropiane.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










