Shkurt.ch
Sa veta kërkuan azil në Zvicër gjatë muajit shkurt?
Më së shumti kërkesa azili gjatë muajit shkurt në Zvicër kanë ardhur nga eritreanët: 251 sish ose 55 më shumë se në janar. Pas tyre vijnë shtetasit e Afganistanit me 99 kërkesa ose 6 më pak se në janar, ata të Sirisë me 96 kërkesa etj.
Gjatë muajit shkurt 2019, në Zvicër janë bërë 1240 kërkesa për azil. Ky numër përbën një rritje prej 7.5% në krahasim me muajin paraprak (87 më shumë) dhe një rënie prej 7.4% (99 më pak) krahasuar me shkurtin e vitit 2018.
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), gjatë muajit shkurt janë zgjidhur në shkallën e parë 1454 kërkesa azili, transmeton albinfo.ch. Prej tyre, 333 janë hedhur poshtë (282 mbi bazën e Marrëveshjes së Dublinit), 376 kërkesa kanë marrë përgjigje pozitive, gjegjësisht kaq njerëz kanë fituar azilin ndërsa 330 të tjerë janë pranuar përkohësisht (Viza F).
Numri i dosjeve që mbeten për t`u zgjidhur në shkallën e parë ka shënuar një rënie prej 127 në krahasim me një muaj më parë, duke u ndalur në kuotën prej 11377 dosjesh.
Më së shumti kërkesa azili gjatë muajit shkurt në Zvicër kanë ardhur nga eritreanët: 251 sish ose 55 më shumë se në janar. Pas tyre vijnë shtetasit e Afganistanit me 99 kërkesa ose 6 më pak se në janar, ata të Sirisë me 96 kërkesa ose një më shumë, algjerianët me 86 kërkesa azili ose 14 më tepër se në kanar etj.
Gjatë muajit shkurt, në Zvicër janë pranuar po ashtu edhe 128 refugjatë me status të njohur të azilit, në kuadrin e programit për strehim të UNHCR-së, transmeton albinfo.ch. Ky program u referohet njerëzve veçanërisht të lëndueshëm të cilët kanë qenë duke qëndruar në Siri ose në ndonjë vend tjetër fqinj dhe që tashmë e kanë fituar statusin e refugjatit, të dhënë nga UNHCR.
108 prej tyre janë pjesë e kontingjentit prej 2000 refugjatëve të përcaktuar mbi bazë të një vendimi të Këshillit Federal të Zvicrës nga viti 2016. Nga ky kontingjent deri tash Zvicra ka pranuar 1827 veta. Ndërsa 20 të tjerët kanë ardhur si pjesë e kontingjentit tjetër prej 800 refugjatësh, për pranimin e të cilëve është vendosur më 30 nëntor 2018.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












