Lifestyle
“Saab”, një DJ shqiptar që po dridh skenat e muzikës në Zvicër
Me më shumë se 100 publikime, Sabri Kastrati apo “Saab”, siç njihet DJ shqiptar në skenën e muzikës, zotëron tashmë një bagazh të pasur diskografik
“Së paku që nga viti 2014, kur kishte bërë remiksin e tij madhështor “The End” për Joe T. Vannelli, kosovari që jeton në Cyrih, Zvicër, Sabri Kastrati gëzon një renome ndërkombëtare”, shkruan srf.ch.
Ai vlerësohet si “talent i lindur”, si në produksion ashtu dhe në krijimin e muzikës.
Me më shumë se 100 publikime, “Saab”, siç njihet DJ shqiptar në skenën e muzikës, zotëron tashmë një bagazh të pasur diskografik, transmeton albinfo.ch. Mes tjerash ai ka punuar për shtëpitë e mëdha diskografike si: “Noir”; “Stealth”, “John Digweed” dhe “Pleasurekraft”. Ndërkaq ai tash ka krijuar labelin e tij me emirn”Radiant”.
Dhe sigurisht, edhe debutimi me shtëpinë e tij diskografike vjen së shpejti me po këtë emër. Ai përmban disa koproduksione fantastike, shkruan srf, duke përmendur veç tjerash SYS dhe Davi. Debutimi do të jepet të premten që vjen nga Mental X.
Sabri Kastrati aka “Saab” është i lindur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Kur ka qenë gjashtë vjeç, ka ardhur me familjen si refugjat në Zvicër, transmeton albinfo.ch. “Në kohën kur Kosova ishte në luftë me Serbinë”, siç shprehet ai në një intervistë me “Ibiza-voice” në gjuhën angleze.
“Unë mund ta konsideroj veten si njeri me fat që kam pasur mundësinë ta kaloj fëmijërinë në një vend të qetë si Zvicra. Fshati i vogël ku jam rritur quhet Beringen, në pjesën veriore të Zvicrës. Atje kam shkuar në shkollë dhe kam luajtur futboll për klubin me të njëjtin emër të fshatit, pra “Fc Beringen”…
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













