Lajme
Sabrina Leka, instruktore e jogës në SHBA
Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.
Leka ka zbuluar tashmë se ka edhe një studio të saj në Neë York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.
“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë dhe ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.
Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.
Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit











