Sport
Sadiku i lumtur për bashkimin me Bardhin, pret sukses me Levanten
Ylli i ri shqiptar i Levantes në La Ligë, Armando Sadiku, ka folur për herë të parë si lojtar i klubit spanjoll.
26-vjeëari është shprehur tejet i lumtur në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shokët e mi të skuadrës janë djem vërtet të mirë dhe më ndihmuan shumë në stërvitjen time të parë me skuadrën. Për mua është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Jam shumë i lumtur për mundësinë që Levante më dha për të luajtur në La Liga. I kam ndjekur disa ndeshje të Levantes dhe besoj se mund të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku”, tha Sadiku, transmeton “Top-Channel”
Te Levante, Sadiku do të luajë së bashku me Enis Bardhin, futbollist shqiptar nga Maqedonia.
“Është një djalë shumë i mirë, me të cilin flas shqip dhe mund të më ndihmojë shumë këto ditë të para këtu. Një përshëndetje edhe për të gjithë tifozët tanë dhe Forca Levante”, deklaroi më tej ai.
Këtë fundjavë, Levante do të presë Realin e Madridit dhe për Sadikun duket se është rezervuar menjëherë përballja me Cristiano Ronaldon, ndërsa pritet vetëm konfirmimi i debutimit të tij.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














