E-Diaspora
Sadiku ndërmjet Zvicrës dhe Gjermanisë
“Tani kam në dorë vetëm dy opsione: një në Gjermani në Bundesligën e parë dhe një këtu, në Zvicër, po në Kategorinë e parë"
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadikut, do të zgjedhë ndërmjet Superligës së Zvicrës dhe Bundesligës gjermane.
Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi i deritashëm i Luganos, Armando Sadiku, për të përditshmen sportive ‘Panorama Sport’.
“Tani kam në dorë vetëm dy opsione: një në Gjermani në Bundesligën e parë dhe një këtu, në Zvicër, po në Kategorinë e parë. Kam folur me të dy drejtuesit e këtyre klubeve dhe brenda të mërkurës do të vendos përfundimisht se për cilën skuadër do firmos”, ka deklaruar ai.
Sulmuesi i Kombëtares ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere ka pasur oferta të ndryshme nga ekipet angleze, italiane, rumune dhe meksikane, por i ka refuzuar ato.
Sadiku ka zbuluar se kishte oferta edhe nga Fiorentina, Livorno, Genoa e Verona, por i ka dështuar transferimi, pasi llogaritet si futbollist ekstrakomunitar, pasi ka vetëm pasaportën e Shqipërisë.
Sadiku është golashënuesi kryesor i skuadrës së tij sezonin e fundit, ka realizuar vitin e kaluar 19 gola në 27 ndeshje, duke qenë dhe “Këpuca e Artë” e Divizionit të dytë helvet.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen nis pilotin për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve Kantoni St. Gallen ka nisur një projekt pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve për referendume dhe... -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese













