CH-Ballkani
Saksonia dëbon 563 shqiptarë, shumicën gjatë javëve të fundit
Një aeroplan tjetër charter me 34 persona në bord nga Saksonia është nisur drejt Shqipërisë dhe Kosovës.
Saksonia vijon të dëbojë numër të madh të azilkërkuesve, të cilëve u është refuzuar kërkesa. Së fundi ka dëbuar 45 persona të tillë, prej të cilëve 17 ishin nga Tunizia, thonë nga Ministria e Brendshme e Dresdenit, shkruan DPA. 11 prej të dëbuarve jetonin në landin e Saksonisë, prej të cilëve tetë në burg, përcjell albinfo.ch.
Një aeroplan tjetër charter me 34 persona në bord nga Saksonia është nisur drejt Shqipërisë dhe Kosovës.
“Mbi të gjitha azilkërkuesve, të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa dhe ndërkohë janë dënuar, duhet të lëshojnë menjëherë vendin”, thanë nga Ministria e Brendshme gjermane.
Nga fundi i korrikut, sipas të dhënave zyrtare, janë dëbuar nga Saksonia (Sachsen) 609 tunizianë, 331 kosovarë dhe 232 shqiptarë. Gjatë gjithë 2017-ës kjo shifër ishte 137 tunizianë, 296 kosovarë dhe 286 shqiptarë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik













