Lajme
Sami Lushtaku lirohet nga aktakuzat, del nga burgu
Kundër Lushtakut kishte dëshmuar një dëshmitar i mbrojtur, i cili kishte thënë se ai ka vrarë një person me tre plumba, por asnjëherë nuk ishte vërtetua kjo. Lushtaku fillimisht u dënua me 12 vjet burg e më pas dënimi iu reduktua në 7 vjet burg
Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar sot Sami Lushtakut, ish-komandantin e Zonës Operative të UÇK-së për rajonin e Drenicës dhe ish-kryetari i Skenderajt. Lushtaku në maj të vitit 2015 ishte dënuar më 12 vjet burg nga trup gjykues në Mitrovicë, nën dyshimin se ka shkelur zakonet e luftës në vitin 1999. Kundër Lushtakut kishte dëshmuar një dëshmitar i mbrojtur me nofkën “D” i cili kishte thënë se Lushtaku ka vrarë një person me tre plumba, por asnjëherë nuk ishte zbuluar se kish ishte ai person.
Në nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i hoqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë. Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicë.
Menjëherë pas vendimit, Lushtaku ka dal edhe nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc. Për ta pritur atë, jashtë burgut janë mbledhur familjarë e miq të tij. Aty gjendet edhe deputetja e Partisë Demokratike nga Skenderaj, Ganimete Musliu.
“Kërkesa ime dhe e bashkëluftëtarëve ka qenë që të ketë drejtësi në këtë vend. Unë po dal nga një burg në të cilin isha, por po me duket se po hyj në një burg tjetër”, ka thënë Lushtaku në paraqitjen e tij të parë publike pas lirimit nga burgu në Gërdoc.
Lirimit të tij i janë gëzuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,e
cila ka përshëndetur vendimin për lirimin e kryetarit të komunës së Skenderajt, ish luftëtarit të UÇK-së, Sami Lushtakut.
“Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë. Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.
Ndryshe, bashkë me Lushtakun është dënuar edhe ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selami. Edhe për këtë të fundit, Gjykata Supreme deri në fund të këtij muaji pritet të merr edhe një vendim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










