Sami Lushtaku, vizitë pune në komunën Muri të Bernës
Kryetari i Skenderajt do të ketë një takim me bashkatdhetarë të komunës së Skenderajt me banim në Zvicër
Në një komunikatë të dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë bëhet e ditur se nga 23 shkurti, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku do të qëndrojë në Zvicër në kuadër të një vizite zyrtare treditore.
Gjatë kësaj vizite z. Lushtaku do të ketë një takim në komunën Muri – Gümlingen, të enjten, më 23 shkurt 2012, nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
Po kështu, kryetari i Skenderajt do të ketë një takim me bashkatdhetarë të komunës së Skenderajt me banim në Zvicër. Takimi mbahet të premten, më 24 shkurt 2012 nga ora 18:00 në ambientet e Ambasadës se Republikës së Kosovës në Bernë.
Për informacione shtesë rreth vizitës, luteni që të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuar: Ambasada e Republikës së Kosovës Bernë, Amthausgasse 3. CH-3011 Berne
Tel.: 031 310 06 90
Fax: 031 310 06 91
Email: [email protected]
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare
Jeta në Zvicër
-
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? Ulja e çmimeve të barnave në Shtetet e Bashkuara, pas një marrëveshjeje të shpallur nga presidenti... -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar












