Kosova
Sami Ukelli emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ukelli tashmë është dekretuar nga Presidenti i vendit për pozitën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë
Sami Ukelli, ambasadori aktual i Kosovës në Austri, së shpejti do të kalojë me detyrën e ambasadorit në Konfederatën Helvetike, në Zvicër.
Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ukelli tashmë është dekretuar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për pozitën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë. Kjo është bërë pas kërkesës së ardhur nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Sami Ukelli është i lindur në Podujevë, në vitin 1972. Në vitin 2006 ai është graduar nga Universiteti Johannes Kepler në Linz, Austri, me titullin e magjistrut të shkencave të ekonomisë sociale. Pastaj, në vitin 2009 ka mbaruar një program pasuniversitar në studimet interdisiplinare ballkanike, në Vjenë.
Ukelli ka pas vetes një karrierë të pasur diplomatike. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ai ka qenë ambasador i Kosovës në Japoni, shkruan albinfo.ch. Në periudhën 2013-2015 ai ka përfaqësuar Kosovën si ambasador i saj në Hungari, ndërsa nga viti 2015 dhe deri sot është ambasador i Republikës së Kosovës në Vjenë, Austri.
Në Ambasadën e Kosovës në Bernë ai vjen në vend të Nazane Brecës, e cila këtë post e mban nga viti 2016. Para saj, Ambasadën e Kosovës në Zvicër, nga themelimi i saj, e ka drejtuar Naim Malaj.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











