Lajme
Samit emergjent për azilin
Agjenda e samitit do të përfshijë zgjerimin e listës së vendeve të sigurta të origjinës, përfshirë këtu edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi
Numri i madh i azilkërkuesve ka shqetësuar autoritetet e Gjermanisë të cilat kanë parashikuar mbajtjen e një samit për azilin më 9 shtator. Agjenda e samitit do të përfshijë zgjerimin e listës së vendeve të sigurta të origjinës, heqjen e së drejtës që qytetarët e atij vendi të kërkojnë azil, duke synuar përfshirjen e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, samiti pritej të zhvillohej në tetor ose nëntor, por për shkak të situatës emergjente, ai do të mbahet më herët. Në diskutim do jetë edhe mundësia që të shtohet stafi i atyre që përpunojnë kërkesat për azil, duke mundësuar deportim më të shpejtë, transmeton shekulli.
Ky samit mund të hasë në rezistencën e Partisë së Gjelbër, të cilët parapëlqejnë ta përshpejtojnë fushatën e informimit në vendet e origjinës, për të përcjellë mesazhin se shanset për përfitimin e azilit janë të pakta. Mirëpo, një masë e tillë ka pasur efekt për shtete si Maqedonia apo Serbia, të cilat, pasi u shpallën si vende të sigurta të origjinës, nuk ka pasur fluks të qytetarëve që kërkojnë azil.
Ndryshe, Gjermania është shteti më i preferuar për azilkërkuesit ballkanik, por edhe aziatikë e afrikanë. Nga 180 mijë refugjatët që kanë mbërritur në Gjermani gjatë gjysmës së parë të këtij viti, 70 mijë janë nga Ballkani, prandaj konsiderohet situatë emergjente që ballkanasve t’u refuzohet me procedurë të shpejtë kërkesa për azil.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











