Bota
Samiti i G7-s, në fokus konflikti tregtar SHBA-Kinë dhe djegia e Amazonës
Në Biarritzin francez takohen në fundjavë (24-25.08) kryetarët e shteteve e qeverive të 7 vendeve më të industrializuara të botës. Franca që mban kryesinë e radhës së G7 kërkon mënjanimin e një lufte tregtare SHBA-Kinë.
Kina reagon ashpër
„Dua t’i bind parnerët tanë se tensionet, veçanërisht tensionet tregtare janë të dëmshme për gjithë botën”, tha Macron. Grindja tregtare mes dy superfuqive u ashpërsua para samitit, pasi qeveria amerikane bëri të ditur të premten në mbrëmje se do të rrisë doganat ndëshkuese për importet nga Kina me 5%.
Kina ka reaguar të shtunën pas njoftimit të qeverisë amerikane dhe e ka kërcënuar me pasoja SHBA-në. „Pala kineze kërkon fuqishëm nga pala amerikane të mos bëjë vlerësim të gabuar të situatës”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Tregtisë në Pekin. Uashingtoni nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez dhe duhet të korrigjojë menjëherë qëndrimin e gabuar, ndryshe të gjitha pasojat do të mbahen nga SHBA-ja”.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka mbërritur në Biarritz, ka zhvilluar një drekë të paparashikuar me presidentin Macron të shtunën. Ai ka përdorur tone pajtuese para samitit. „Ne kemi realisht shumë të përbashkëta”, tha Trump, edhe pse herë pas here ka diferenca. Ai u shpreh se e lidh një marrëdhënie e veçantë me Emmanuel Macron dhe se pret nga ky samit që të „arrihet shumë”.
Merkel, për partneritet më të ngushtë me Afrikën
Kurse kancelarja Merkel kërkon në samitin e G7-s të tematizojë edhe një partneritet më të ngushtë me Afrikën. „Ne e dimë, se mes nesh, vendeve të industrializuara dhe shteteve afrikane, ka ende pabarazi të mëdha”, tha ajo në videon javore të shtunën në Berlin. Marrëdhëniet me Afrikën duhet të thellohen. „Vetëm nëse Afrika zhvillohet mirë, do të marrë edhe bota në tërësi një zhvillim të mirë”. Presidenca franceze e G7-s zhvillohet këtë vit nën moton „Të zvogëlojmë pabarazitë”.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, merr pjesë për herë të parë në samit si kryeministër. Kritikët e Brexitit para takimit në Biarritz ai i paralajmëroi nga nxjerrja e përfundimeve të nxituara për rolin e ardhshëm të britanikëve. Kush mendon se Britania e Madhe do të humbasë vendin e ssj në skenën botërore, e ka shumë gabim, ka thënë Johson. „Disa vetë, e vënë në pikëpyetje vendimin demokratik që ky vend ka marrë dhe tremben, që ne do të tërhiqemi nga roli ynë në botë. Disa mendojnë se ditët më të mira të Britanisë së Madhe janë pas nesh. Mesazhi i tij për vendet e G7-s do të jetë se vendi i tij do të jetë një „vend që shikon nga bota, e një vend me vetëbesim.” Johnson zhvillon një takim me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, të dielën, lidhur me Brexit.
Samiti i G7 zhvillohet në kohën e shqetësimeve ndërkombëtare, që ka shkaktuar djegia e pyjeve në Amazonë. Presidenti Macron shkroi në Twitter para samitit, se „shtëpia jonë po digjet”. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë atij të drejtë, dhe ka shtuar se nuk mund të heshtet për djegiet masive të pyjeve në Amazona. Ajo pret nga samiti në Biarritz një sinjal për ndaljen e djegieve më masive në Amerikën Jugore. „Ne do ta trajtojmë këtë, si mund të ndihmojmë, të mbështesim dhe të dërgojmë një thirrje të qartë që duhet të ndalet djegia e pyjeve në Amazona”, ka thënë Merkel.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













