E-Diaspora
Sammer: Shaqiri, lojtar gjenial
Ish futbollisti më i mirë i botës për vitin 1996 ka thënë për Shaqirin se “ai do të jetë njëri ndër lojtarët më të mirë të Botërorit në Brazil”
„Shaqiri është lojtar i jashtëzakonshëm, lojtar kreativ, gjenial”. Është ky vlerësimi më i ri që i bëhet xhuxhit tonë magjik. Dhe, ai që e bën këtë vlerësim nuk është kushdo por ish futbollisti më i mirë i botës për vitin 1996, shefi i sotëm sportiv i FC Bayern-it, Mathias Sammer.
Ai e ka bërë këtë deklaratë në magazinën gjermane të futbollit “kicker”. Por Sammer nuk ka mundur të thotë nëse Shaqiri do të zërë vendin e lojtarit titullar ose jo në Bayern. Nga ana tjetër ai nuk ka kursyer komplimentet për Xherdanin duke parashikuar madje se “do të jetë njëri ndër lojtarët më të mirë të Botërorit në Brazil” .
Nga angazhimi i tij në FC Bayern në verën e vitit 2012 e deri më tash Shaqiri me klubin e tij ka fituar të gjithë titujt e mundshëm , si në vend ashtu dhe në planin ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











