Sport
Sampdoria kërkon mesfushorin kuqezi
Mesfushori i kombëtares shqiptare në futboll, Kamer Qaka, po kërkohet nga klubi i njohur italian, Sampdoria.
22-vjeçari me paraqitjet e tij për skuadrën rumune Politehnica Iasi ka detyruar italianët të kërkojnë shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.
Qaka ka pranuar për mediat norvegjeze se është i gatshëm për bisedime.
“Me siguri di për një ofertë të Bragës në Portugali, ndërsa nga Suedia ka vetëm interesim. Objektivi im është që të luaj në kampionate prestigjioze dhe për momentin mund të them se ka 80 % mundësi që të largohem”, ka thënë ai.
Në vijim, Qaka shton se stili i tij përshtatet shumë me futbollin në Spanjë e Itali. Ndërkohë, presidenti i klubit rumun, Adrian Ambrose, duket i dorëzuar dhe e pranon se përveç ofertave nga kampionatet e rëndësishme, interes për mesfushorin ka shfaqur edhe Steaua Bukuresht, CFR dhe Kraiova në Rumani.
“Do të jetë shumë e vështirë që ta mbajmë”, ka theksuar ai.
Gjithsesi, sipas “Top-Channel”, zërat që vijnë nga Italia janë më këmbëngulës në këtë garë, pasi Sampdoria ka gati rreth 1 milion euro për të blerë kartonin e shqiptarit, që konsiderohet edhe si një nga lojtarët e të ardhmes në radhët kuqezinjve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












