Autotech
Samsung pranon dështimin, Galaxy S10 mund ta hap çdokush
Samsungu ka thënë se ishte “i njohur me çështjen e identifikimit të gabuar të gjurmëve të gishtave te S10-shi
Kompania prestigjioze e teknologjisë, Samsungu, ka pranuar se gjurmët e gishtave të çdokujt mund ta hapin smartfonin Galaxy S10. Ajo premtoi një softuer që do ta zgjidhte këtë problem.
Skaneri dërgon ultratingujt për të detektuar gjurmët 3D të gishtave në mënyrë që të identifikohen përdoruesit e smartfonëve.
Samsungu ka thënë se ishte “i njohur me çështjen e identifikimit të gabuar të gjurmëve të gishtave te S10-shi dhe se së shpejti do të lansojë një softuer për zgjidhjen e kësaj çështjeje”.
Kompania jug-koreane KaKao Bank u ka thënë konsumatorëve që të çaktivizojnë skanerin për gjurmë të gishtave dhe të presin derisa ky problem të zgjidhet.
Sipas disa raportimeve të mëhershme, disa xhama mbrojtës ishin jo të përputhshme me skanerin e Samsungut sepse ato linin një zbrazëti ajrore e cila vështirësonte punën e skanerit. Çifti britanik i cili zbuloi këtë mangësi të sigurimit, ka thënë për revistën “The Sun” se ishte ky rast ishte një “shqetësim i vërtetë” për ta.
Pas blerjes së një xhami mbrojtës 2.70 funtesh (rreth 3 euro) në eBay, Lisa Neilson ka regjistruar në skaner gjurmët e gishtit të madh të djathtë dhe pastaj kuptoi që gishti i madh i majtë i saj, i cili nuk ishte i regjistruar, mund ta hapte po ashtu telefonin, transmeton Koha.net. Pastaj ajo i kërkoi burrit që ta provonte dhe të dy gishtat e tij të mëdhenj po ashtu e hapën telefonin.
Dhe kur xhamin mbrojtës e kanë vendosur në një tjetër S10, i njëjti problem ka ndodhur percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












