Sport
“San Siro” foli shqip
‘Ballistët’ jo vetëm që hapën një flamur gjigant, por kënduan edhe himnin kombëtar në stadiumin e Milanit, si dhe kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes
Shkëndija pësoi humbje të thellë nga Milani me rezultat 6:0, megjithatë, tifozët merituan notën 10, për shkak se krijuan atmosferë të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.
Pronari i Shkëndijës, Lazim Destani, ka thënë se stadiumi i Milanit foli shqip. “Me një humbje nuk dorëzohemi ne. Ne fituam kur na ra shorti, pas tri fitoreve të kishim Milanin kundërshtar dhe loja në solli në ‘San Siro’. Ju jeni ata të cilët shumë shqiptarë i bashkuat, në stadiumin e ‘San Siros’ u fol shqip e ‘Ballistët’ hapën flamurin gjigand, gjë që ishte kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët. Ndaj nuk duhet që me një humbje të dëshpërohemi”, deklaroi Destani pas ndeshjes.
‘Ballistët’ jo vetëm që hapën një flamur gjigant, por kënduan edhe himnin kombëtar në stadiumin e Milanit, si dhe kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht se pësuan me rezultat të thellë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?












