Botë
Santorini, i stërmbushur me turistë, kërkohet vendosje e kufizimeve
Një nga imazhet më të qëndrueshme të markës së udhëtimeve verore të Greqisë është perëndimi i diellit i njohur në gjithë botën, në ishullin e Santorinit, i dekoruar me kupolat e kishave blu, mbi shkëmbinjtë e thepisur mbi një kalderë vullkanike.
Kjo skenë ka frymëzuar miliona kartolina, postera dhe suvenire, dhe tani radha për të arritur deri në pikën më të mirë të shikimit, në fshatin majë shkëmbit Oia, mund të zgjasë më shumë se 20 minuta.
Santorini është një ndalesë kryesore për krocerat e mbushura me turistë në Greqi. Por, me disa pjesë të ishullit pranë ngopjes, zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë e kufizimeve.
Nga një rekord 32.7 milionë njerëzish që vizituan Greqinë vitin e kaluar, rreth 3.4 milionë, ose një në 10, u ndalën në ishullin me vetëm 15.500 banorë.
“Ne duhet të vendosim kufij nëse nuk duam të mbytemi nga turizmi masiv”, tha për AFP kryebashkiaku i Santorinit, Nikos Zorzos. “Nuk duhet të ketë asnjë krevat të vetëm shtesë… qoftë në hotelet e mëdha apo në shtëpitë me qira të Airbnb”.
Ndërsa dielli perëndonte pas horizontit në Oia, mijëra njerëz ngrenë telefonat e tyre drejt qiellit për të fiksuar momentin magjik.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












