Lajme
Sarajevë:Sulmuesi i Ambasadës së SHBA-së ishte plagosur dhe jo vrarë
(E plotësuar) – Personi që ka qëlluar me armë zjarri ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Sarajevë, është plagosur dhe jo vrarë në aksionin e policisë, demantojnë lajmin mediet në Sarajevë.
Para se të goditej, sulmuesi ka plagosur një polic, i cili është dërguar në spital, por nuk është në rrezik jete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për kantonin e Sarajevës, Irfan Nefiq.
Ai po ashtu bëri të ditur se është plagosur edhe një punonjës i ambasadës, çfarë është konfirmuar edhe nga spitali “Dr Abdullah Nakash”, ku i lënduari i është nënshtruar operacionit.Sipas informacioneve ende jozyrtare, të cilat i transmeton televizioni federal, sulmuesi është Mevlid Jashareviq nga Novi Pazari, i lindur në vitin 1988
Sarajevë:Vritet sulmuesi i ambsadës së SHBA-së
Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi është qëlluar me plumb snajperi në kokë, njoftojnë mediet boshnjake.
Ambasada konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka nododhur incidenti dhe se ambasada është mbyllur, ndërsa me informacione të tjera ka pohuar se do të dalë më vonë.
Komunikacioni dhe lëvizja e njerëzve në pjesën ku ndodhet ambasada, thuhet të jetë bllokuar tërësisht.
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën amerikane në Sarajevë të Bosnjës. Mësohet se polica ka qenë, shumë shpejt, në vend të ngjarjes.Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar anonim të ambasadës të ketë thënë se nuk është plagosur askush brenda ambasadës.Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e vendosur në zonën universitare dhe komerciale në Sarajevë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











