Kosova
Kërkohet largimi i fotos së gruas duke u përdhunuar nga policia serbe
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka kërkuar të largohet nga mediat fotografia e publikuar nga ana e deputetes Flora Brovina.
Kjo e fundit gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet një grua deri sa dhunohet nga tre pjesëtarë të policisë serbe.
“Është kërkesë e familjarëve dhe janë të shqetësuar, kanë kontaktuar qendrën KRCD, të cilën e udhëheq zonja Feride, kisha kërkuar që të respektohen dhe të largohet ajo fotografi”, tha Bogujevci.
Bugojevci e quajti të padrejtë dhe të padinjitetshëm veprimin e Brovinës.
“Zonja Brovina më vjen shumë keq, po është e padrejtë që u bë ajo, shihet viktima, po thu që është gjallë, imagjinoni si ndihet ajo, kjo i bjen të mos trajtohet me dinjitet si person, nuk e di a ke qëllu ti në atë gjendje, këto gjëra duhet të merren me përgjegjësi”, theksoi ajo.
Gjatë ditës së sotme u mbajt dhe po mbahet seanca në të cilën pritet Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













