Shqipëria
Saranda, “Perla e jugut tërheq vëmendjen e turistëve nordikë”
Rreth 80 mijë turistë vizituan Sarandën nga rrugët detare në 2 muaj (qershor-korrik) 2018.
Saranda, një nga perlat e bregdetit shqiptar sa vjen edhe frekuentohet më tepër nga turistët vendas dhe të huaj.
Të mahnitur nga bukuritë që të ofron qyteti me një vijë bregdetare për t’u pasur zili, Saranda ofron gjithçka për një pushues, plazh të pastër dhe cilësor, akomodim si dhe një larmi vendesh për t’u vizituar, ku një prej tyre është edhe Kalaja e Lëkurësit me pamjen përrallore që të ofron.
Zëdhënësi i bashkisë së Sarandës, Thoma Nika, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare theksoi ne në qytetin bregdetar vetëm në 2 muajt e këtij viti (qershor-korrik) nga rrugët detare kanë ardhur rreth 80 mijë turistë të huaj, përcjell Albinfo.ch.
“Saranda është duke jetuar ditët e bumit turistik dhe kjo është lehtësisht e dallueshme në këto ditë të para të gushtit por e krahasueshme dhe e ngjashme ka qenë situate në muajin korrik. Ajo që nuk duhet lënë pa thënë është që sivjet ka një frekuentim të shtuar nga turistët e huaj në qytetin e Sarandës, e cila vërehet nëpërmjet shoqërive turistike apo nëpërmjet lëvizjeve që vet turistët kanë bërë zbulime për Sarandën nëpërmjet parablerjeve që kanë bërë me sistemin “booking”.
Vetëm nga rrugët detare kanë hyrë rreth 34 mijë në muajin qershor dhe rreth 45 mijë në muajin korrik, që është një shifër goxha e madhe krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 14% sipas raportit detar”, theksoi Nika.
Duke folur për turizmin si një nga karakteristikat kryesore për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe zonës përreth, Nika shprehet se në qytetin e Sarandës ka një dominim nga turistët Nordikë, të cilëve u pëlqen të vizitojnë “perlën” e jugut, Sarandën.
“Është një dukuri 6-7 vjeçare që turistët nga vendet Skandinave e kanë të programuar ardhjen në Sarandë dhe në harkun kohorë të 7 viteve numri i turistëve të këtij rajoni ka shkuar nga 1 mijë që ishte në vitin e parë në 10 mijë sivjet.
Kjo është shifër e konfirmuar pasi ka një parablerje të rezervimeve në hotele.
Janë 14 hotele të Sarandës të preferuara dhe të përzgjedhura prej tyre të cilat janë të rezervuar nga ata. Lëvizja e turistëve Nordik është në mënyrë të tillë që ata vijnë çdo javë nga 100 turistë dhe akomodohen në këto hotele dhe turi i javës paraardhëse ua lë vendin atyre të javës pasardhëse dhe ky është lloji i turizmit “back to back”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












