Lajme
Saranda, vetëm me plazhe publike
Autoritetet komunale të Sarandës kanë vendosur që të gjitha plazhet të jenë publike këtë verë. Tashmë po investohet për rreth 523 shezlongë dhe çadra të cilat do të administrohen prej Bashkisë. Rreth 15 mijë metra katrorë plazh është e gjithë hapësira publike në funksion të pushuesve. Plazhet janë zgjeruar me rreth 2500 metra katrorë këtë vit. Drejtori i shërbimeve në këtë komunë, Pëllumb Halimi, thotë se privatët do të rikontraktohen vetëm për një sipërfaqe të vogël para hoteleve të tyre, ndërsa në gjithë hapësirën tjetër pushuesit mund të prenotojnë 2 shezlongë dhe një çadër për vetëm 200 lekë. Ndërkaq pushuesit duket se e kanë mirëpritur këtë vendim në Sarnadë, transmeton Top Channel. Kjo sipas shefit të turizmit, Aristotel Bita, siguron një shërbim më të lirë ndaj klientëve dhe do të ndihmojë në vjeljen e të ardhurave për Bashkinë. Për të kompletuar shërbimin më cilësor këtë vit po merren masa gjithashtu për kufizimin e lëvizjes së motorëve të ujit, ndërsa hapësira qe shfrytezohet nga pushuesit ka filluar të plotësohet me sinjalistikë ujore.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










