Lajme
SBB njofton zgjerimin më të madh të shërbimeve në dy dekada
SBB (Hekurudhat Federale Zvicerane) po përgatitet për një zgjerim të rëndësishëm të ofertës së saj të shërbimeve hekurudhore, me hyrjen në fuqi të orarit të ri në dhjetor 2025. Veçanërisht në Zvicrën veriperëndimore, ky ndryshim përfaqëson zgjerimin më të madh të shërbimit në 20 vitet e fundit, njoftoi kompania të mërkurën, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Lidhje të reja ndërkombëtare
- Italia: Dy trena shtesë do të qarkullojnë çdo ditë në secilin drejtim midis Cyrihut dhe Milanos. Lidhja ekzistuese me Bolonjën do të zgjatet deri në Firence, ndërsa treni sezonal i verës për në Gjenova do të shkojë deri në La Spezia. Në dimër, ky tren do të përfundojë si më parë në Milano.
- Gjermania: Për herë të parë, do të ketë një lidhje direkte ICE midis Brig dhe Gjermanisë. Gjithashtu, numri i lidhjeve ditore midis Churit dhe Gjermanisë do të dyfishohet nga dy në katër.
- Franca: Linja direkte sezonale Lozanë-Marsejë do të zgjerohet në vitin 2026. Nga prilli deri në tetor, udhëtarët do të mund të udhëtojnë nga Lozana drejt bregdetit francez të Mesdheut çdo javë nga e enjtja deri të hënën. Po ashtu, Lioni do të ketë më shumë lidhje me Zvicrën perëndimore.
Përmirësime në shërbimet vendore
- Graubünden-Cyrih: IC3 do të ofrojë shërbim gjysmëoror gjatë ditëve të javës nga ora 6 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes. Kjo u vjen në ndihmë udhëtarëve të përditshëm dhe atyre të kohës së lirë. Po ashtu, lidhjet direkte ndërmjet Aeroportit të Gjenevës, Bernës, Cyrihut dhe Churit do të rriten nga katër në pesë çdo dy orë.
- Bazel-Biel: Pas përmirësimeve në infrastrukturë, S-Bahn do të qarkullojë çdo 15 minuta midis Liestal dhe Basel SBB. Trenat e distancave të gjata do të udhëtojnë çdo 30 minuta midis Bazel SBB dhe Biel. Ndërkohë, linja IC51 do të ofrojë lidhje direkte nga Bazeli drejt Arc lémanique në Lozanë.
- Ticino: Lidhjet shtesë të Eurocity dhe zgjatja e një treni nga Lugano në Chiasso do të mundësojnë një shërbim të përhershëm çdo orë ndërmjet Zvicrës gjermanishtfolëse dhe Chiasso-s. Kjo përmirëson ndjeshëm lidhjen për rajonin e Mendrisiottos me pjesën tjetër të vendit.
Sipas SBB-së, këto masa synojnë të rrisin efikasitetin dhe të përmbushin nevojat e udhëtarëve në një mënyrë më të orientuar drejt të ardhmes. Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi me orarin e dimrit në dhjetor 2025, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












