Shkurt.ch
SBB/CFF kursen duke shkurtuar 900 vende pune
Kjo perspektivë e pret SBB-në gjatë pesë viteve të ardhshme, që domethënë planet restriktive në fjalë kanë të bëjnë me periudhën deri në vitin 2020
Ndërmarrja Federale e Hekurudhave të Zvicrës (SBB/CFF) do të detyrohet të bëjë kursime masive duke zbritur shpenzimet për 550 milionë franga në vit franga me ç`rast do të shkurtojë 900 vende pune. Kjo perspektivë e pret SBB-në gjatë pesë viteve të ardhshme, që domethënë planet restriktive në fjalë kanë të bëjnë me periudhën deri në vitin 2020.
Ndërsa deri në vitin 2030 pritet kursim vjetor prej 1.75 miliard franga, bën të ditur SBB/CFF në një komunikatë. Shumica e vendeve të punes që do te shkurtohen, i takojnë administratës.
Si arsye për kursim, SBB përmend rritjen e madhe të shpenzimeve që parashihet për periudhën deri në vitin 2030, infrastrukturën e shtrenjtë dhe mirëmbajtjen. Këtë të fundit, SBB viteve të kaluara e ka lënë pasdore, kështu që kompensimi i kësaj neglizhence kërkon mjete shtesë.
Sa i përket shkurtimit të numrit të vendeve të punës, SBB mendon që këtë ta bëjë të radhë të parë përmes procesit të pensionimit dhe fluktuimit.
Në fund të vitit 2014 SBB/CFF kishte 32.730 të punësuar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














