Lajme
Këshilli Federal ul në 20 gradë ngrohjen në dhomën e vet të mbledhjeve
Rreth gjashtë deri në dhjetë për qind e konsumit të energjisë për gjenerimin e nxehtësisë në ndërtesat federale duhet të kursehet në këtë mënyrë
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) ka vendosur të kufizojë temperaturat në ndërtesat federale në 20 gradë në periudhën e ardhshme të ngrohjes.
Qeveria Federale dëshiron të reduktojë konsumin e gazit për ndërtesat e saj civile me një të tretën gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Me këto masa, qeveria dëshiron të parandalojë një mungesë të mundshme të energjisë. Në këtë mënyrë, ajo do të japë një “kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e Zvicrës për kursimin e energjisë”, shkruan Qeveria Federale në një deklaratë.
Sipas vendimit, rreth gjashtë deri në dhjetë për qind e konsumit të energjisë për gjenerimin e nxehtësisë në ndërtesat federale duhet të kursehet në këtë mënyrë, raporton srf.ch.
Përveç kësaj, Këshilli Federal ka ngarkuar Kancelarinë Federale dhe departamentet për të zbatuar masa operacionale shtesë për kursimin e energjisë, transmeton albinfo.ch. Kështu, aty ku është e mundur, uji i nxehtë duhet të fiket dhe kohëzgjatja e reduktimit të ngrohjes duhet të zgjatet gjatë natës dhe gjatë fundjavës.
Në mënyrë të ngjashme, duhet të fiken ndriçimi dhe pajisjet që nuk kanë lidhje me sigurinë që nuk duhet domosdoshmërisht të jenë në funksion.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe














