Lajme
Scholz: Perëndimi do të ofrojë mbështetje për Ukrainën për dekadat e ardhshme
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Perëndimi synon t’i ofrojë ndihmë Ukrainës “për dekadat e ardhshme”, duke vënë në dukje se një “Plan Marshall i shekullit të 21” ishte në rendin e ditës.
Deklaratën Scholz e dha këtë të martë, në konferencën ndërkombëtare në Berlin mbi rindërtimin e Ukrainës, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.
“Tani është momenti për të diskutuar se cila duhet të jetë e ardhmja e Ukrainës dhe si duhet të financohet. Ne jemi këtu sot për të shqyrtuar se si të sigurojmë dhe të mbajmë fondet për rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës për vitet dhe dekadat në vijim,” tha Scholz, duke shtuar se nuk ishte thjesht një konferencë donatorësh, por diçka më themelore.
“Kjo nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një plani të ri Marshall për shekullin 21 – një detyrë për brezat që duhet të fillojë tani,” theksoi Scholz.
Në të njëjtën kohë, ai e përshkroi si “vendim të duhur gjeopolitik” mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kievin. Për më tepër, Scholz siguroi se mbështetja perëndimore për Ukrainën do të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
E-Diaspora
-
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut Politikani me rrënje shqiptare nga Kosova, Ibrahim Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Këshillin e... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
Jeta në Zvicër
-
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur Zgjerimet e planifikuara do të kushtojnë afërsisht 3.3 miliardë franga zvicerane dhe do të zgjasin 10... -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies -
Një tifoz futbolli bie nga tribunat e stadiumit në Sion dhe vdes -
Zvicër: Të moshuarit që kanë frikë për sigurinë personale -
Kantoni i Cyrihut mund të ketë mungesë prej 300,000 punëtorësh











